18 Prill 2024

Çmimet e konsumit në Gjermani u rritën me 4,1 për qind

Berlin, 1 tetor - Norma e inflacionit në Gjermani shkoi mbi 4 për qind për herë të parë në gati 28 vjet, në shtator, por ekspertët thanë se nuk presin që kjo rritje e lartë të jetë tipar i përhershëm i ekonomisë më të madhe të Evropës.

Çmimet e konsumit në Gjermani u rritën me 4,1 për qind në shtator në krahasim me shtatorin 2020, sipas një vlerësimi fillestar nga Zyra Federale e Statistikave. Hera e fundit që shifra kaloi pragun prej 4 për qind ishte në dhjetor 1993, kur norma ishte 4,3 për qind.

Rritja e çmimeve të energjisë nxiti pjesën më të madhe të rritjes, pasi rimëkëmbja globale nga pandemia e koronavirusit të ri ka rritur kërkesën për naftë dhe lëndë djegëse të tjera, por ka pasur edhe rritje të fortë të çmimeve për ushqimet bazë.

Në shtator, sipas të dhënave paraprake, konsumatorëve iu desh të paguanin 14,3 për qind më shumë për energjinë në shtëpi dhe karburantin, sesa një vit më parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)