28 Mars 2024

Çmimet e konsumit më të larta për një mesatare prej 0.2 për qind

Prishtinë, 28 maj - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat vjetore të Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për vitin 2020.

Publikimi vjetor i Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është i harmonizuar sipas konceptit ndërkombëtar, ndërsa ka filluar së zbatuari nga muaji janar i vitit 2015 dhe përmban seritë kohore në baza vjetore për periudhën 2002-2020.

Norma mesatare vjetore e inflacionit në vitin 2020 ishte 0.2%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2020 ishte më i lartë në një mesatare prej 0.2 për qind, krahasuar me vitin 2019.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2.3%); mish (1.8%), ku secili nga këto nëngrupe ndikoi me 0.2 për qind në IHÇK); qumësht, djathë dhe vezë (1.8%); pemë (5.0%); kafe, çaj dhe kakao (5.4%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.7%); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (4.4%); shërbime telefonike dhe të telefaksit (2.2%); shërbime hoteliere (2.3%); sigurime (15.7%), që secili nëngrup ndikoi me 0.1 për qind në IHÇK; sheqer dhe ëmbëlsira (3.4%); duhan (1.3%); pajisje shtëpiake (1.0%); shërbimet ambulatore (5.8%); kujdes personal (1.3%); gjërat personale (3.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.2 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: përdorim i pajisjeve për transportin personal (-12.0%) - “rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës”, me një ndikim prej (-0.9%) në IHÇK; perime (-5.6%), me një ndikim prej (-0.2%) në IHÇK; veshje (-1.2%); pajisje audio-vizuale, fotografike për përpunimin e informatave (-1.8%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.1%) në IHÇK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)