29 Mars 2024

Bursat evropiane hapen me rritje të ndjeshme

Paris, 10 maj - Bursat evropiane u hapën sot me një rritje të ndjeshme pas njoftimit të hartimit të një plani historik ndihme nga vendet e BE-së për të ndihmuar vendet e zonës euro dhe për masa të jashtëzakonshme nga bankat qendrore në botë.

Rreth orës 09:15 (7:15 GMT), Parisi pati një rritje prej 5,59 për qind, Lisbona 7,51 për qind, Milano më tepër se 6 për qind, Amsterdami 3,3 për qind, Londra 3,34 për qind dhe Frankfurti 2,91 për qind, Madridi më tepër se 5 për qind. Bursa zvicerane pati një rritje prej 2,43 për qind.
    
Të premten, pas një jave të trazuar, vendet evropiane i mbyllën të gjitha bursat e tyre me rënie prej më tepër se 3 për qind, me përjashtim të Londrës (-2,62 për qind).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)