25 Prill 2024

Bursat evropiane dhe ato aziatike sot shënojn rënie

Londër - Tokio, 15 mars - Aksionet evropiane ranë të hënën, pasi sektori minerar u ndodh nën presionin e rrëzimit të çmimeve të metaleve, prej shqetësimeve të shtrëngimit të politikave ekonomike në Kinë. Ndërsa të dhënat e përziera makroekonomike nga SHBA-të e theksuan edhe më udhën e vështirë drejt ringritjes së ekonomisë globale.

Paradite, indeksi panevropian FTSEurofirst 300 i aksioneve kryesore ra 0,2 përqind, duke u tërhequr nga maja 7-javore që preku sesionin e kaluar.

Dobësia që treguan stoqet evropiane pasqyron rënien në bursat kineze, të cilat u dëmtuan nga shqetësimi se Pekini mund të vazhdojë të shtrëngojë politikat monetare për të luftuar inflacionin. Pritet që këtë javë banka qendrore e Kinës të rrisë edhe njëherë nivelin e normës së kërkesës për rezerva likuiditeti për bankat e nivelit të dytë.

Kompanitë minerare Anglo American, Kazakhmys, BHP Billington, Xstrata dhe Rio Tinto humbën nga 0,5 në 1,1 përqind. Disa ekonomistë mendojnë shqetësimi që vërtitet në tregje mbi mundësinë e shtrëngimit të politikave monetare të Kinës do ta japë edhe për disa kohë efektin e vet në tregje, sidomos në çmimet e mallrave parësore.

Në anën tjetër të Atlantikut, shitjet me pakicë për shkurtin shënuan rritje, tregoi një sondazh i publikuar javën e kaluar, por optimizmi i tregjeve u godit nga rënia e humorit konsumator në fillim të këtij muaji.
Në Evropë, bankat ishin edhe mes humbësve sot. Barclays, Societe Generale, BNP Paribas dhe Deutsche Bank ranë nga 0,2 në 1përqind.

Ministrat e financave të eurozonës, që mblidhen të hënën, pritet të miratojnë një mekanizëm për të ndihmuar financiarisht Greqinë, në rast se kjo do të kërkohet, por nuk do të paraqesin ndonjë shumë deri sa Athina të dalë me një propozim konkret, deklaruan për Reuters-in burime evropiane.

Aksionet aziatike ranë nga majat 7 javorë të hënën, si një reagim ndaj raportimit ditën e premte të rënies së optimizmit të konsumatorëve në SHBA, që zhvlerësoi edhe të dhënat e mira amerikane të shitjeve me pakicë.

Për pasojë edhe tregu i lëndëve të para ka shënuar rënie dhe nafta është në nivel poshtë 81 dollarë për fuçi.


Investitorët u zhgënjyen nga fakti që të dhënat e shitjeve me pakicë në muajin shkurt, nuk mundën të përmirësonin humorin e investitorëve në bursën e Nju Jorkut, e cila shënoi rënie ditën e premte.

Të premten lojtarët në Wall Street u fokusuan më shumë në ndjenjën konsumatore në nivel të ulët sesa tek shitjet pozitive me pakicë. Shqetësimi i investitorëve amerikane u përsërit nga kryeministri kinez, i cili tha se ka gjasa që ekonomia globale të bjerë në recension të dyfishte.

Indeksi MSCI për Azi-Paqësorin pa Japoninë ra pothuajse me 1 përqind. Në Japoni treguesi Nikkei pothuajse nuk ka ndryshuar ndërsa treguesi më i gjerë TOPIX u rrit 0.27 përqind. Në Korenë e jugut treguesi KOSPI ra 0.80 përqind. Në Australi treguesi ASX ra 0.71 përqind. Në bursën e Shangait në Kinë treguesi SSEC ra 1.59 përqind. Treguesi i Tajvanit TWI ra 1.46 përqind dhe në Hong Kong treguesi HANG SENG  ra 0.86 përqind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)