28 Mars 2024

Bursat evropiane dhe ato aziatike mbyllen në rënie

Londër - Tokio, 12 mars - Parablerjet e stoqeve evropiane ranë të enjten, duke sinjalizuar një hapje me rënie për aksionet evropiane, pasi te dhënat e forta nga Kina rritën frikën se shtrëngimeve të mëtejshme të politikave monetare në këtë vend. Kjo do të dëmtonte çmimet e mallrave parësore dhe aksioneve të lidhura me lëndët e para.

Parablerjet për indeksin bazë evropian Euro Stoxx 50, indeksin gjerman DAX dhe indeksin francez CAC 40 ranë sot në mëngjes nga 0,4 në 0,6 përqind. Indeksi panevropian FTSEurofirst 300 u rrit 0,6 përqind të mërkurën, duke shënuar mbylljen më të lartë në 6 javë.

Aksionet aziatike ranë të enjten, pasi investitorët u shqetësuan se rritja me forcë e huamarrjes dhe përshpejtimi i inflacionit në Kinë do ta shtyjnë Pekinin të shtrëngojë politikat monetare më shpejt nga sa pritet.

Nga ana tjetër, jeni japonez u rrit ndaj monedhave të tjera. Indeksi MSCI i Azi-Paqësorit pa Japoninë ra 0,5 përqind, duke u tërhequr nga majat 7-javore që preku më herët, pas lëshimit të të dhënave kineze, që treguan një rritje më të fortë nga sa pritej të prodhimit të fabrikave dhe ngjitjen e inflacionit konsumator në maja 16-mujore.

Por humbjet u kufizuan, sidoqoftë, nga ideja se shtrëngimi gradual i politikave monetare në Kinë, nuk do të ishte në gjendje të frenonte rritjen e fuqishme të saj, dhe se mëkëmbja ekonomike aziatike do të vazhdonte të ecte përpara. Blerja nga të huajt e stoqeve, sidomos në Korenë e Jugut, Japoni dhe Indi, vazhdoi pa u pakësuar, ndërsa të dhënat tregonin se fondet aksionare të tregjeve në zhvillim po raportonin prurje për të tretën javë rresht.

Banka qendrore e Kinës tërhoqi 82 miliard juanë nga tregjet këtë javë, duke lëshuar sasi të mëdha faturash, si pjesë e përpjekjeve për të ulur ritmin e mbinxehjes ekonomike dhe krijimit të flluskave të aseteve.
Indeksi japonez Nikkei e theu tendencën rajonale, duke u rritur 0,96 përqind.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)