25 Prill 2024

Bursat europiane kthehen në rritje

Bruksel, 27 prill - Shumica e bursave europiane janë ngjitur në territor pozitiv në këto momente pas një hapje të rënie, me bankën zvicerane UBS, që është në rritje me 6% të vlerës, pasi kjo bankë deklaroi se ka shënuar fitime të kënaqshme në menaxhimin e pasurive të patundshme në tremujorin e parë të 2011.

Indeksi pan-Europian FTSEurofirst 300, i indekseve kryesore europiane është në rritje me 0.2% në 1,143.30 pikë, ndërsa indeksi STOXX Europe 600, për sektorin bankar është në rritje me 1%.

Në fillim të tregtisë sektori minerar rëndoi mbi bursa, për shkak të tërheqjes së çmimit të metaleve.

Gjithashtu edhe oreksi i investitorëve për aksione me risk ra ndjeshëm në pritje të takimit të Rezervës Federale, ku pritet të vazhdojë politika ultra-liberale.

Ndërsa indeksi STOXX Europe 600 që mat mineralet bazë ëshë në rënie me 1.3%, ndërsa kompania Antofagasta kryeson rënien me 1.7%.

 Në tregjet monetare monedha europiane regjistroi zhvlerësim të limituar kundrejt dollarit. Zhvlerësimi i Euros erdhi për shkak të deklaratës së Jean-Claude Trichet, i cili u shpreh se një dollar i fortë është në interes të Shteteve të Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)