26 Prill 2024

Bursat europiane hapen në rënie

Londër, 28 shkurt - Bursat europiane u hapën me rënie sesionin e parë të kësaj jave. Investitorët rrëzuan aksionet e bankës më të madhe europiane HSBC pas raportimit të statistikës.

Ndërkohë përshkallëzimi i tensionit në Libi dhe rritja e çmimit të naftës ka përkeqësuar humorin e investitorëve. Në hapje të bursave indeksi pan europian FTSEurofirst 300 ra me 0.2% në 1 mijë e 157.88 pikë.

Banka më e madhe në europë HSBC dorëzoi të gjitha fitimet e fillimit të sesionit pas raportimit të statistikës së fitimeve për vitin e kaluar. HSBC tha se fitimi për 2010 u dyfishuar krahasuar me atë të një viti më parë në totalin e 19 miliardë dollarë.

Por parashikimi për fitimet në këtë vit u konsiderua zhgënjyes nga tregjet e për pasojë aksionet që fillimisht u rritën me 2% regjistruan rënie me 2.4%.

Në tregje analistët thonë se investitorët do të vijojnë të fokusohen edhe në muajin mars te paqëndrueshmëria e çmimeve të naftës dhe ndryshimet politike dhe sociale në Afrikën e veriut dhe në lindjen e mesme.

Në ditën e sotme presion zhvlerësues për indekset po jep rritja me 1.4% e naftës Brent të Londrës që është kuotuar pranë 114 dollarë për fuçi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)