28 Nëntor 2021

Bullgaria nuk është e gatshme për Eurozonën

Sofje, 22 maj - Bullgaria nuk u përgjigjet 4 prej 5 kritereve për të hyrë në Eurozonën. Këtë e tregojnë konstatimet në raportin e fundit të Komisionit Evropian, i cili shqyrton përparimin e vendeve që kandidojnë për zbatimin e euros si monedhë kombëtare.

 

Cilat janë kërkesat e Brukselit, të cilat Bullgaria nuk arriti t’i zbatojë, me gjithë se kandidimi në Eurozonën ishte një prej qëllimeve strategjike të qeverisë gjatë këtij viti.

Kriteri i parë ishte deficiti buxhetor. Kërkesa e KE është që ai të mos tejkalojë 3 %. Por për vitin e kaluar Bullgaria llogariti deficit buxhetor prej 3,9 % prej Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Prognozat janë që gjatë këtij viti ai do të bjerë nën kufirin e caktuar nga BE. Kriteri i dytë është inflacioni. Me bazë të caktuar referuese prej 1 %, vetëm deri në mars inflacioni tek ne arriti 1,7 %, ndërsa deri në fund të vitit ai do të rritet. Përqindjet e kamatës në Bullgari tejkalojnë normat evropiane, kështu që në vend të 6 %, tek ne ato janë 6,9 për qind.

 

Sipas Brukselit, një sfidë para Bullgarisë mbetet dhe aftësia e vendit të zbatojë kriteret e nevojshme për euron gjatë qëndrimit të saj në të ashtuquajturin mekanizëm valutor - paradhoma e Eurozonës, ku detyrimisht duhet të qëndrohet 2 vjet. i vetmi kriter i KE, të cilin vendi e mbulon kategorikisht, është borxhi i shtetit. Ai është 17 % prej Produktit të brendshëm Bruto, ndërsa kërkesa është për 60 %.

Në raportin e KE thuhet, se superdeficiti i grumbulluar nga Bullgaria është rrjedhojë e mjedisit të pafavorshëm ekonomik dhe ai ka karakter të përkohshëm dhe mund të frenohet deri në fund të vitit. Por KE konstatoi se gropa në buxhetin e shtetit vazhdon të rritet dhe shkaqet për këtë janë shpenzimet më të larta nga ato të parashikuara dhe mbledhja e dobët e të ardhurve.

 

KE vë në dukej, se “konsolidimi i buxhetit i parashikuar për vitin 2010 nuk është mbështetur nga masat e përfshira në programin konvergjent. Zbatimi i tyre varet nga një skenari optimist makroekonomik”.

Cilat janë pasojat nga raporti i KE?

“Pa sanksione nuk do të kemi mjaft besim. Kjo është me rëndësi të madhe për vetë vendet-anëtare – të jenë të motivuar dhe të respektojnë rregullat në Eurozonën”, deklaroi kryetari i KE Zhoze Manuel Barozu. Kundër Bullgarisë, Qipros, Danimarkës dhe Finlandës do të niset procedurë sanksionimi, për shkak të deficiteve të tyre buxhetore që kalojnë mbi 3 % prej PBB. Respektimi i rreptë i rregullave buxhetore është “mënyra më e mire për t’i garantuar tregjet financiare, se pakësimi i deficitit dhe borxheve do të bëhet drejtë dhe brenda afatit”, komentoi Oli Ren, eurokomisari mbi çështjet ekonomike dhe valutore. Raporti do t’i dërgohet Këshillit të ministrave të financave të BE. Ai do të njihet me konkluzionet e KE dhe do t’i rekomandojë Bullgarisë masa të caktuara për uljen e deficitit buxhetor.

 

Pas kësaj KE do të caktojë afatin, brenda të cilit qeveria bullgare duhet ta zgjidhë problemin. Nëse kërkesat zbatohen, procedura sanksionuese ndërpritet, nëse jo – mund të imponohen sanksione financiare.”

Qeveria bullgare ka ambiciet të zbatojë objektivin e saj numër 1 dhe është kategorike, se vendi ynë do të kandidojë për hyrje në Eurozonën deri në fund të vitit. Ministri i financave Simeon Djankov theksoi përparësitë e Bullgarisë për hyrje në mekanizmin valutor “me politikën e saj fiskale, me tatimin e sheshtë, i cili nxit investimet e huaja dhe mbështet biznesin kombëtar.” 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Nëntor 2021

- Për nder të Ditës së Flamurit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial "Adem Jashari". (Prekaz, ora 9:00)

- Komuna e Skenderajt bën nderime tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari. (Skenderaj, ora 9:00)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon ngritjen e flamurit kombëtar te Kompleksi memorial në Gradish. (Gradish, ora 9:00 - Kompleksi përkujtimor “Maja e Shkodranit”, ora 9:40 - Kulla e Heronjve në Opterushë, ora 10:20)

- Me rastin e Festave të Nëntorit, një grup i të rinjve dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vendosin një Flamur me imazhet e udhëheqësve të luftës së UCK-së të cilët po mbahen në Hagë. (Rruga "Fehmi Lladrovci", tek rrethi afër hyrjes kryesore të QKUK-së, ora 9:00)

- Komuna e Skenderajt homazhe tek Kompleksi Memorali Adem Jashari. (Prekaz, ora 9:15)

- Me rastin e Festave të Nëntorit Komuna e Skenderajt organiyon maratonën Vrapimi i Nëntorit. (Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz, ora 9:30)

- Për nder të Ditës së Flamurit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule të Shtatorja e Ismail Qemalit. (Prishtinë, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule të shtatorja e Zahir Pajazitit. (Prishtinë, ora 10:20)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bën homazhe  te varrezat e Dëshmorëve. (Rahovec, ora 10:40)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizojnë programin festiv për nder të 28 Nëntorit. (Shkolla e muzikës “Vihuela” në Rahovec, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon homazhe te varrezat e dëshmorëve. (Kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon inagurimin e projektit të galerisë së qytetit. (Gjilan, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Sheshi "Skënderbeu", ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon inagurimin e projektit të tregut dhe parkut në Zheger. (Fshati Zhegër, ora 13:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës z. Smajl Latifi në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së organizon turnir në futboll të vogël. (Palestra Sportive “Mizahir Isma”në Rahovec, ora 12:00)

- Komuna e Skenderajt organizon natën finalen e festivalit tradicional Rapsodia Shqiptare. (Qendra e Kulturës Hasan Prishtina, ora 16:00)

- Komuna e Gjilanit organizon koncert festiv nga ansambli i këngëve dhe valleve për nder të Ditës së Flamurit . (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 17:00)