25 Tetor 2021

Britania dhe Australia arrijnë marrëveshje për tregti të lirë

Londër, 15 qershor - Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson tha se marrëveshja tregtare e arritur midis Britanisë dhe Australisë shënon një "agim të ri".

"Marrëveshja jonë e re e tregtisë së lirë hap mundësi fantastike për bizneset dhe konsumatorët britanikë si dhe për të rinjtë që dëshirojnë të punojnë dhe jetojnë në anën tjetër të botës", tha Johnson.

"Kjo është më e mira e Britanisë globale, që shikon përtej dhe që arrin marrëveshje që thellojnë aleancat tona dhe ndihmojnë që çdo pjesë e vendit të ndërtohet më mirë pas pandemisë", shtoi ai.

Johnson dhe kryeministri australian Scott Morrison ranë dakord mbi kushtet e gjera të marrëveshjes tregtare gjatë darkës në Londër mbrëmë, tha ministri australian i Tregtisë, Dan Tehan.

Ai e përshkroi marrëveshjen një "fitore për vendet e punës, bizneset, tregtinë e lirë dhe që thekson atë që mund të arrijnë dy demokraci liberale teksa punojnë së bashku".

"Të dy kryeministrat kanë mbajtur një takim pozitiv në Londër brenda natës dhe kanë zgjidhur çështje të pazgjidhura në lidhje me Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë", tha Tehan në një deklaratë.

Qeveria britanike ka nënshkruar një seri marrëveshjesh tregtare me disa vende, por marrëveshja e re e arritur me Australinë është e para që negociohet nga fillimi.

Marrëveshja pritet të rrisë vëllimin e tregtisë mes dy vendeve në mbi 28.2 miliardë dollarë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2021

- Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së, me rastin fillimit të javës globale për edukimin mbi median dhe informacionin, organizojnë tryezë diskutimi me temën: “Edukimi Medial - Përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”. (Hotelin Emerald, ora 10:00)

- GLPS mban tryezë diskutimit me temë “Meritokracia në shërbimin e jashtëm të Kosovës: një sërë rekomandimesh që duhet marrë parasysh”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Punëtorët e Lotarisë së  Kosovës mbajnë protestë në të cilën do të kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për media lidhur me Festivalin e 12 -të i Filmit të Shkurtër Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata, ora 12:45)

- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës  do të mbajnë tubim për të diskutuar masat e reja. (Golden Imperial, ora 19:00)