11 Gusht 2022

Britani, Masa të ashpër kursimi për shkak të deficitit të lartë

Londër, 21 tetor - Në luftën kundër deficitit të lartë qeveria britanike ka marrë masa të ashpra. Ministri i Financave George Osborne deklaroi para parlamentit ndër të tjera për shkurtime në katër vitet e ardhshme të gati gjysmë milioni vendeve të punës në sektorin publik dhe për kursime në përfitimet sociale.

Ai foli për një \"rrugë të vështirë\", por që çon në një të \"ardhme më të mirë\". Ndërkohë që ministri i quajti shkurtimet e mëdha si \"të domosdoshme\", opozita paralajmëroi para një recesioni të ri.

Aktualisht deficiti buxhetor është njëmbëdhjetë për qind e produktit të brendshëm bruto britanik, kësisoj aq i lartë sa në asnjë vend tjetër të industrializuar perëndimor. Qeveria konservatoro-liberale e kryeministrit David Cameron do ta zvogëlojë deficitin në pesë vitet e ardhshme në dy për qind.

Pjesën dërrmuese të shkurtimeve prej 91 miliardë eurosh do ta mbajë buxheti social. Për ministritë e veçanta Osborne paralajmëroi shkurtime prej mesatarisht 25 për qind.

Osborne njoftoi gjithashtu që  mosha e pensionit deri në vitin 2020 do të rritet në 66 vjeç dhe përmes kësaj do të mund të kursehen pesë miliardë Funta.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 gusht 2022

- Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion nga Izraeli, ku do të marrin pjesë ambasadorja e Izraelit, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, ora 10:00)

- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore "Arbën Xhaferi‘’ edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë, ora 17:00)