25 Prill 2024

Bosnja konfirmon pranimi i vulave doganore të Kosovës

Sarajevë, 17 shtator - Dje pasdite, Presidenca e Bosnjë e Hercegovinës (BeH) ka aprovuar propozimin e qeverisë së saj për pranimin e vulave doganore të Kosovës.

Pranimi i vulave nga ana e Bosnjë e Hercegovinës vjen pas takimeve të zhvilluara ndërmjet zyrtarëve të MTI-së dhe zyrtarëve përgjegjës nga Ministria e Tregtise së Jashtme dhe Marrëdheniëve Ekonomike të BeH dhe javën e kaluar në kuadër të takimit të CEFTA-s në Bruksel.

Bosnja e Hercegovina deri më tani ka aplikuar taksën doganore prej 10 përqind për produktet kosovare, ndërkaq me aplikimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e reciprocitetit edhe me këtë vend, ka ndikuar që institucionet e BeH të marrin vendim për njohjen e vulave doganore të Kosovës.

Duke pasuar këtë vendim shumë shpejt MTI-ja do të leshojë vendimin për heqjen e masës së reciprocitetit edhe me shtetin e Bosnjë e Hercegovineës.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)