25 Prill 2024

Bllokada ndaj Sebrisë, Shqipëria përfiton pak

Prishtinë, 8 gusht - Shqipëria dhe Serbia eksportojnë mallra shumë të ndryshme drejt Kosovës dhe mundësia për të zëvendësuar një pjesë të eksporteve serbe me ato shqiptare është e vogël.

Megjithatë, ka disa sektorë ku ekziston mundësia që industria shqiptare të përfitojë. Statistikat e tregtisë së jashtme të Kosovës, që publikohen nga Enti Statistikvae tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e importeve nga Serbia do të duhet të zëvendësohen nga importe nga vende më të largëta, ndërsa Shqipëria ka shanse të rrisë pjesën e vet në tregun e tullave dhe çimentos në Kosovë.

Ndërkohë, sipas gazetes \"Shqip\", embargoja që Prishtina i ka vendosur Beogradit rrezikon të shkaktojë kosto të larta për Kosovën nëse vijon deri në dimër.

Kosova importoi 260 milionë euro mallra nga Serbia në vitin 2010, pa llogaritur këtu energjinë elektrike, e cila ndonëse nuk rezulton e importuar nga Serbia, kalon nëpër linjat serbe të transmetimit, të trashëguara nga koha e ish-Jugosllavisë. Kosova importoi 44 milionë euro energji elektrike gjatë vitit 2010.

Në muajt e verës, dy termocentralet e vjetër të Kosovës janë në gjendje të prodhojnë mjaftueshëm sa për të mbuluar konsumin. Por gjatë muajve të dimrit, konsumi është shumë i lartë dhe importet janë të domosdoshme për të mos shkaktuar ndërprerje.

Kosova i shpalli embargo mallrave nga Serbia pak javë më parë, pasi kjo e fundit nuk i pranonte mallrat e Kosovës me vulat e autoritetit doganor përkatës, nën pretendimin se Kosova nuk ekziston si shtet.

Prishtina po përballet aktualisht me vështirësi të konsiderueshme në zbatimin e embargos në praktikë, për shkak të mungesës së kontrollit efikas të kufirit me Serbinë. Por tani që embargo është vendosur, pyetja është se çfarë do të ndodhë më pas e si do të zgjidhet kjo situatë me sa më pak kosto për Kosovën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)