28 Mars 2024

Birra “Budvar” me eksport rekord

Pragë, 23 janar - Prodhuesi i njohur çek i birrës “Budjejoviçki Budvar” lajmëroi se vitin e kaluar ka shënuar eksport rekord të birrës. Në 58 vende të botës janë plasuar 605.000 hektolitra birrë.

Ky është eksporti më i madh në historinë 150 vjeçare të birrarisë, transmetojnë mediat çeke.

Shumicë absolute nga eksporti i vitit të kaluar, gjegjësisht 90 për qind në birrën premium “budvajzer budvar”, e cila diku shitet edhe nën emrin “budjejoviçki budvar” apo “çehvar”.

Më shumë se 80 për qind e birrës së eksportuar ka udhëtuar në Gjermani, Britani të Madhe, Sllovaki, Austri dhe Rusi.

Si sukses më të madh të kompanisë e theksojnë rritjen e shitjes në Gjermani. Vitin e kaluar atje është shitur më së shumti birrë në histori. Me këtë rast konsumi i birrës në Gjermani tashmë disa vite me radhë është në rënie.

Rritje të vazhdueshme të “budvar”-it vërehet edhe në Sllovaki”. Kjo është po ashtu birra më e shitur çeke në Austri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)