28 Mars 2024

Bien me 20 për qind të ardhurat e naftës në Arabinë Saudite

Prishtinë, 13 nëntor - Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, njoftoi se pjesa e të ardhurave të naftës në vlerësimet e buxhetit të vitit 2020 ka rënë me 20 për qind.

Sipas agjencisë së lajmeve të Arabisë Saudite SPA, princi Salman ka thënë në një deklaratë se të ardhurat e vendit ishin caktuar në 833 miliardë rialë në vlerësimet e buxhetit të bëra vitin e kaluar, nga të cilat 513 miliardë rialë (137 miliardë dollarë) përbëheshin nga të ardhurat e naftës.

Bin Selman ka theksuar me uljen e çmimeve të naftës këtë vit, të ardhurat nga nafta gjithashtu kanë rënë në 410 miliardë rialë (109 miliardë dollarë), gjë që nuk mbulon as pagat prej 504 miliardë rialë në buxhetin e këtij viti.

Mohammed bin Salman gjithashtu ka deklaruar se një rënie e tillë në të ardhurat e naftës nënkupton që miliona njerëz humbin vendet e punës dhe vendi përjeton recesion ekonomik.

Princi i kurorës Salman ka thënë se po punojnë për të diversifikuar burimet e tyre të të ardhurave dhe për të mbështetur sektorë të rinj në turizëm, sport, industri, bujqësi, transport, hapësirë, miniera dhe fusha të tjera përmes Fondit të Investimeve Publike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)