24 Prill 2024

Bie çmimi i naftës në tregjet botërore

Londër, 15 mars - Nafta bruto Brent e Londrës preku pikën më të ulët në dy javët e fundit pranë 111 dollarë për fuçi ose me rënie rreth 3 dollarë për shkak të pesimizmit se ekonomia globale do të ngadalësojë ritmin si pasojë e katastrofës japoneze.

Ndikim reduktues në vlerën e naftës po jep edhe qetësimi i situatës në rajonin e Lindjes së Mesme. Nafta bruto Brent e Londrës për prillin ra me 2.4 për qind në 111.16 dollarë për fuçi, dhe kjo është vlera më e ulët që nga 25 shkurti.

Ndërkohë nafta bruto amerikane për prillin ra me 1.58 dollarë në 99.58 dollarë për fuçi. Në tregjet energjetike situata që imponon Japonia i bën ato të mendojnë se në terma afat shkurtër do të ketë reduktim të kërkesës nga konsumatori i tretë në botë për pasojë të dëmtimit të infrastrukturës.

Por ndërkohë nevojat për rindërtimin e vendit do të rrisin konsumin e naftës. Në mbështetje të një çmimi të lartë për naftën e Londrës është edhe pritshmëria për të zëvendësuar 9.7 giga vat të kapacitetit nuklear në prodhimin e energjisë elektrike. Ndërkohë vlera e gazit natyror të shteteve të bashkuara u rrit me pothuajse 1 për qind. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)