20 Prill 2024

Bie çmimi i naftës në bursën e New York-ut

New York, 19 gusht - Çmimi i naftës ka rënë me më shumë se 2% në tregun e New York-ut ditën e sotme, duke shënuar kështu nivelin më të ulët të muajit të fundit.

Çmimi i naftës ra me dy dollarë dhe arriti shifrën e ulët 73.83 dollarë për fuçi.

Rënia e çmimit pasoi njoftimin e qeverisë se  sasia e rezervave të naftës së papërpunuar dhe  sasia e karburanteve të përpunuara në Shtetet e Bashkuara ishte më shumë se 1.1 miliardë fuçi, niveli më i lartë i shënuar në dy dekada.

Një sasi e lartë rezervash nafte, zakonisht shoqërohet me  uljen e çmimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)