08 Shkurt 2023

“Berza e Punësimit 2010” edhe në Gjilan

Prishtinë, 11 maj - Sot në Gjilan u hap “Berza e Punësimit 2010” e organizuar nga Aleanca Kosovare e Biznesit, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komuna e Gjilanit me synim të punësimit të punëkërkuesve dhe ngritjen e partneritetit publiko-priva.

Ministëri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Nenad Rasic, tha se është hera e parë, që “Berza e punësimit” hapet edhe në Gjilan.

Ai kërkoi nga kompanitë e rajonit të Gjilanit që, sipas mundësive të tyre, të punësojnë një numër të punëkërkuesve, në mënyrë që shoqëria kosovare ta përballojë sa më lehtë këtë fazë të tranzicionit.

“Sfidat janë të shumta, por ne nuk do të dorëzohemi në kërkim të gjetjes së mundësive për t’i punësuar ata që janë të përgatitur për punë, për t’ua lehtësuar kështu jetën familjeve kosovare”, tha ministri.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB) tha se projekti ka për qëllim që ta ngrit komunikimin mes punëdhënësve dhe punëmarrësve.

Shahini nga AKB-ja tha se logoja “Eja punësohu “, është një mundësi e re, është më shumë se thirrje sepse i mundëson punëkërkuesit, që në 35 kompani të rajonit të Gjilanit të kërkojë punë.

Ndërkaq, Qemajl Mustafa, kryetar i komunës së Gjilanit tha se kjo nismë është e mirë për punëkërkuesit dhe punëdhënësit e komunës, rajonit dhe Kosovës.

Ai tha se ky organizim i përbashkët po bëhet në funksion të rritjes së mirëqenies së qytetarëve kosovarë.

Pas Gjilanit bursa do të hapet edhe në Prizren, Pejë dhe në Prishtinë.

Ndryshe, në Gjilan, komuna dhe AKB-ja kanë nënshkruar ditë më parë edhe një marrëveshje mirëkuptimi me Agjencinë Rajonale Zhvillimore–Lindje (AZHR), e cila mbështetet nga Komisioni Evropian dhe ka qëllim zhvillimin e komunave të rajonit të lindjes.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 shkurt 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Projektligjin për Sigurinë e përgjithshme të produkteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)
    
- Përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, raportojnë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me Raportin e Auditimit për të “Hyrat nga Qiraja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit”. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)
    
- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë mban tryezë diskutimi me temën: “Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës – progresi në zbatimin e tij”. (Hotel Sirius, ora 10:00)    

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e pa përfunduar. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)
    
- Organizata paditëse GLPS dhe një qytetare e Republikës së Kosovës do të paraqesin Padi për konflikt administrativ për refuzimin e kompensimit për personin paraplegjik dhe tetraplegjik. (Pallati i Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës mbledh të gjitha klubet e Superligës së Kosovës në një ngjarje të veçantë, ku fituesit e fushatës së nisur javë më parë në rrjetet sociale do të shpërblehen me fanella të nënshkruara nga vet lojtarët e ekipeve të ndryshme. (Kati i parë në Albi Mall, ora 18:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) organizon hapjen e ekspozitës së përkohshme të veprës “Albumi familjar – Mes kujtimit dhe realitetit” (Family Album – Between Recollection and Reality) nga Alban Muja, e cila do të pasohet me një bisedë me artistin. (Vendi: Qendra e Dokumentimit, Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, Dardani, ora 19:00)