19 Prill 2024

Bëhuni nacionalistë dhe fanatik ndaj prodhimeve vendëse

Prizren, 28 shtator - Rreth 100 prodhues nga Kosova kanë ekspozuar prodhimet e tyre para qytetarëve në qendër të Prizrenit në kuadër të projektit tashmë tradicional “Javët e Biznesit Kosovar 20011, unë konsumoi prodhimeve vendëse po ju”.

Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja, kërkoi nga qytetarët që të jenë më nacionalistë. Sipas tij ky është një eveniment shumë i rëndësishëm i ekspozimit të prodhimeve vendëse, e të cilat janë shumë cilësore, të sigurta për konsumim dhe shëndetin e qytetarëve.

“Është momenti i fundit që të marrim vendimin definitiv për shkak të sigurisë së prodhimeve ushqimore të Kosovës dhe ti konsumojmë qind për qind dhe të mos konsumojmë prodhime të importuara”, tha Ramadan Muja.

Kreu i Komunës së Prizrenit, shtoi se prodhimet vendëse japin shtytje dhe përkrahje të madhe zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe pa të cilin nuk mund të ecet përpara pa përkrahje të prodhuesve vendës. Sipas tij në shumë shtete shprehet fanatizmi për konsumimin e prodhimeve vendëse dhe tek ne po rritet nga dita në ditë një gjë e tillë.

“Ta shprehim edhe ne nacionalizmin tonë  me konsumin e prodhimeve vendëse me qëllim të rritjes ekonomike dhe zbutjen e papunësisë. Me konsumin e prodhimeve vendëse përfitimi është i shumë fishtë. Bëhuni më nacionalistë për zhvillimin eknomik të vendit”, tha kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja.  

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se qelësi i suksesit  është bashkëpunimi ndërmjet  prodhuesit, konsumatorit dhe qeverisë, sepse ky trekëndësh  është më i rëndësishëm kur i fuqizon e bashkërendon forcat e veta dhe të cilat janë që ne jemi më të fortë ndaj importit e cila është e ashpër në Kosovë. Kosova po tregon se është treg liberal dhe i cili shpesh nuk ka shkuar në drejtim të zhvillimit ekonomik.

“Ne duhet të jemi të bashkërenduar me ndërkombëtarët  për të nënshkruar marrëveshje që nuk janë në favor të vendit, biznesit dhe ekonomisë tonë, por janë në favor dhe biznesit global”, tha AgimShahini.

Ai shtoi se ka nëntë vjet që bëjnë përpjekje dhe me karneval të prodhimeve vendëse nga qyteti në qytet, të organizuar nga Alenca e Biznesve të Kosovës dhe institucionet.

“E gjithë kjo ka një mesazh konsumoni prodhime vendëse, sepse duke bërë një gjë të tillë do të rritet cilësia e e shërbimeve në të gjitha fushat e jetës, sepse rritet zhvillimi ekonomik, buxheti  dhe mirëqenia. Me konsuminin e prodhimeve të Kosovës do të rritni buxhetin e vendit dhe do të ndalni eksportin enorm  dhe  dëgrimin e parave jashtë vednit”, tha Agim Shahini.

Kreu i AKB-së, shtoi se prodhuesit e Kosovës janë dëshmuar shumë fleksibil pas masave reciproke, për ti furnizuar qytetarët me prodhime.

Sipas tij Kosova ka traditë të eksportit  të cilën po e dëshmon. “Ne mburremi me prodhuesit e Kosovës, sepse kanë artikuj cilësore, ndërsa prodhimet e improtuara janë të pakontrolluara dhe të dëmshmepër konsumim. Mos i bleni dhe konsumoni prodhimet që nuk janë të shkruara shqip dhe shikoni para se ti bleni, mos i bleni në gjuhë të huaja, por vetëm në gjuhën amëtare. Me këtë i ndihmojnë prodhuesve vendës, zhvillimit ekonomik dhe rrites së mirëqenis qytetare.        

Enver Ferizi, kryetar i Agrobiznesit Shqiptar kërkoi nga qytetarët e Kosovës që të konsumojnë prodhimet vendëse, sepse janë të mira, janë nga vendi ku janë lindur, rritur dhe jetojnë qytetarët  e Kosovës.  

Bajram Zejnullahu, nga Fabrika e detergjentit Blixt nga Besiana, tha se janë shumë të kënaqur me projektin e konsumimit të prodhimeve vendëse.

“Ne mbulojmë  tregun e vendit me detergjent dhe i cili është shumë i kërkuar nga konsumatorët vendës. Masat e reciprocitetit  shtuan në masë të madhe shitjen dhe tash konsumatorët e Kosovës janë besnik të mëdhenjë ndaj prodhimit tonë”, tha Bajram Zejnullahu.  Ai shtoi se qytetarët  po e përdorin me të madhe detergjentin Blixt.

Shaqir Palushi, pronar i Fabrikës së pijeve joo alkoloike Frutex dhe Golden Eagle nga Theranada, tha se është i kënaqur me projektin. Ai tregoi se prodhimet e tij janë të kërkuara nga konsumatorët e Kosovës, por edhe jashtë vendit.

“Ne jo vetëm që mbulojmë tregun e Kosovës, por eksportotjmë rreth 20 lloje të pijeve edhe në 8 shtete në Evropë dhe Amerikë. Prodhimet tona janë të kualitetit shumë të lartë dhe kjo dëshmohet edhe nga konsumimi në shumë shtete jashtë vendit”, tha Shaqir Palushi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)