09 Dhjetor 2021

BE regjistron rritje të nivelit vjetor të inflacionit në korrik

Bruksel, 19 gusht - Çmimet e konsumatorit në Bashkimin Evropian (BE) u rritën 0.9 për qind nga viti në vit në korrik, njoftoi zyra e statistikave të bllokut.

Eurostat njoftoi se niveli vjetor i inflacionit të bllokut 27-anëtarësh muajin e kaluar ishte rritur nga 0.8 për qind në qershor. Shifra ishte 1.4 për qind në korrik të vitit të kaluar.

Krahasuar me një muaj më parë, inflacioni vjetor shënoi rënie në 10 shtete anëtare, mbeti i qëndrueshëm në tre dhe u rrit në 14 shtete të tjera.

Greqia shënoi nivelin më të ulët vjetor të inflacionit me minus 2.1 për qind në qershor. Kjo u pasua nga Administrata Greke Qipriote e Qipros Jugore (-2 për qind) dhe Estonia (-1.3 për qind).

"Normat më të larta vjetore u regjistruan në Hungari (3.9 për qind), Poloni (3.7 për qind) dhe Çeki (3.6 për qind)", theksoi Eurostat.

Ndërkohë, niveli i inflacionit të eurozonës ishte 0.4 për qind muajin e kaluar, nga 0.3 për qind në qershor.

Zona e euros apo eurozona (ZE19) përfaqëson vendet anëtare që përdorin monedhën e vetme - euro, ndërsa BE27 përfshin të gjitha vendet anëtare të bllokut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2021

- Shoqata e Bankave të Kosovës organizon hapjen e “Konventës Vjetore bankare të SHBK-së 2021”. (Swiss Diamond, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e gjetjeve nga hulumtimi “Perceptimet e sektorit privat rreth prokurimit publik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Kolegji IBC-M organizojnë tryezën e diskutimit për prezantimin e Raportit të Vlerësimit të Kartelës Matëse të Autonomisë Universitare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, kampusi i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca e 2-të e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës në të cilën do të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i dorëzon detyrën kryetarit të ri, Alban Hyseni. (Zyra e Kryetarit, ora 11:00)

- Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese së bashku me OJQ-në She Solutions mban konferencën "Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive". (Zyra e BE për informim, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizojnë ekspozitën për fotografinë më të mirë kundër-korrupsion 2021, ku do të shpallen tre fituesit e kësaj gare. (Parku Arkeologjik ‘Lapidariumi’ përballë Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- OJQ AKTIV bën prezantimin e aplikacionit Aber online për celularë Android dhe iOS. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 11:00)

- Instituti D4D organizon tryezën diskutuese me temën “Fushata zgjedhore në llupë: A e kërcënojnë integritetin zgjedhor çrregullimet e informacionit?”. (Hotel Prishtina, ora 14:00)