29 Janar 2023

BE do të zbatojë edhe embargon e naftes dhe gazit kundër Rusisë

Bruksel, 21 prill - Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka bërë me dije se embargoja e naftës dhe gazit natyror të BE-së kundër Rusisë me siguri do të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Pas vizitës në Borodyanka, ku Ukraina ka siguruar përsëri kontrollin, Charles Michel mori pjesë në konferencën për shtyp menjëherë pas takimit që pati këtu me presidentin ukrainas Zelenski.

"Këto janë të gjitha barbari, janë të gjitha krime. Ata duhet të ndëshkohen dhe do të ndëshkohen për këtë", vuri në dukje Michel dhe siguroi se janë të vendosur të bëjnë gjithçka që është e mundur për të mbështetur Ukrainën, sepse duan fitoren e Ukrainës.

Michel ka theksuar se BE-ja ka dhënë garanci se do të jetë në krah të Ukrainës.

"Deri më sot kemi marrë shumë masa konkrete. Ato nuk janë të mjaftueshme, prandaj vazhdojmë të punojmë për të rritur presionin mbi Rusinë",- siguroi Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian.

Lidhur me anëtarësimin e plotë të Ukrainës në BE, Charles Michel tha se “nuk është sekret” që brenda unionit ka mendime të ndryshme për këtë proces, dhe ky është gjithashtu një proces politik dhe juridik.

Michel ka theksuar se Komisioni Evropian duhet të deklarojë opinionin e tij në fund të qershorit dhe pas këtij procesi ai do të nisë personalisht procesin e vlerësimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2023

- Mbahet Konventa e VII zgjedhore e Rinisë Demokratike të Kosovës ku prezentë do të jetë edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. (Klan Arena, ora 12:00)