26 Prill 2024

Banka e Japonisë ka fut në treg edhe 3 500 miliardë jen

Tokio, 17 mars - Banka e Japonisë njoftoi sot se ka injektuar 3 500 miliardë jen (31 miliardë euro) në tregun monetar për të mbështetur ekonominë pas tërmetit, shumë kjo që i shtohet 23 000 miliardë jenëve të injektuara të hënën dhe të martën.

Kjo hedhje e re në treg e fondit e çon në 26 500 miliard jen (234 miliardë euro) shumën totale të injektuar në tregun bankar që prej të hënës.

Banka kërkon të mbështesë zonat e prekura rëndë nga tërmeti dhe problemet e rënda të shkaktuara në centralet bërthamore.

Komiteti i politikave monetare kishte vendosur të hënën shtim të masave zbutëse sasiore.

Banka Qendrore njoftoi një rritje me 5 000 miliardë jen (44 miliardë euro) të blerjeve të aseteve dhe ruajtjen e nivelit të interesave 0,0 - 0,1 për qind, për të lehtësuar financimet dhe stabilizuar tregjet.

Tërmeti dhe cunami kanë shkaktuar mijëra të vdekur dhe dëme të konsiderueshme materiale, duke prekur edhe prodhimin në tërësinë e arkipelagut, ndërsa furnizimi me energji elektrike është problematik me ndërprerjen e punës në 11 reaktorëve bërthamorë, katër prej të cilëve pa dyshim nuk mund të vihen më në punë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)