19 Prill 2024

Azi, çmimet e naftës rritje të ndjeshme

Oman, 11 qershor - Çmimet e naftës regjistruan një rritje në këmbimet elektronike në Azi duke pasuar Wall Street që regjistoi dje rritje të çmimeve të naftës pas gjashtë seancave radhazi ulje, sipas analistëve.

Në këmbimet e mëngjesit, një fuçi naftë bruto për livrim në muajin korrik pati një rritje me tetë cent dhe u shit me 102,01 dollarë.

Nafta Brent e Detit të Veriut për livrim në mujin korrik u shit me 119,90 dollarë duke fituar kështu 33 cent.

Dje, çmimet e naftës patën një rritje të ndjeshme për të dytën seancë radhazi në Nju Jork, ndërkohë që tregu vazhdon të vlerësojë pasojat e vendimit të OPEC për mbajtjen në të njëjtin nivel të kuotave të prodhimit.

Në \'\'New York Mercantile Exchange\'\' (Nymex), një fuçi naftë bruto për livrim në muajin korrik u shit me 101,93 dollarë një rritje me 1,19 dollarë në raport me një ditë më parë.

Në Londër, në \'\'Intercontinental Exchange\'\', një fuçi naftë Brent e Detit të Veriut për livrim në muajin korrik fitoi 1,72 dollarë duke u shitur me 119,57 dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)