20 Prill 2024

Azi, Bursat aziatike dhe dollari shënojnë rënie

Pekin, 1 maj - Dollari amerikan ka lundruar pranë pikës më të ulët në 3 vitet e fundit në sesionin e sotëm duke ruajtur metalet e çmuara pranë nivelit më të lartë në histori, pavarësisht se ditët pushim në disa qendra financiare në botë dhe hapësirat e ngushta mund të ndikojë në ndryshimin e trendit.

Por megjithatë vlerësohet që në terma afat mesëm dollari të vijojë të jetë i dobët për shkak të vendimit të Rezervës Federale për të ruajtur një politikë ultra-liberale monetare, motiv i mjaftueshëm për të ruajtur një jelld të ulët të dollarit karshi monedhave të tjera.

Ndikim zhvlerësues për indeksin e dollarit dhanë edhe statistika mbi ngadalësimin e aktivitetit ekonomik në këtë tremujor të parë të vitit dhe rritja e aplikimeve të papunësisë, duke e kaluar indeksin që mat vlerën e dollarit karshi shportës me 6 monedhat kryesore të tregtisë në pikën më të ulët që nga korriku i 2008.

Për këtë javë monedha amerikane regjistron zhvlerësim me 1.4%. kjo është java më e dobët që nga 22 janari. Aktiviteti i tregjeve të aksioneve në ditën e sotme është i ndikuar nga festa kombëtare në Japoni që mban të mbyllur bursën e Tokios si dhe nga dasma mbretërore në Britani që mban të mbyllur bursën e Londrës.

Për pasojë aktiviteti ka qenë i dobët dhe shumica e investitorëve zgjodhën të tërheqin fitimet e realizuara në këtë periudhë. Indeksi MSCI për Azinë e paqësorit pa Japoninë ra me 0.66%. Në Korenë e Jugut indeksi KOSPI ra 0.93%.

Në Australi indeksi ASX ra 1.25%. Në Hong Kong treguesi HANG SENG ra 0.52%. Në Kinë treguesi SSEC u rrit lehtë me 0.02% dhe në Tajvan indeksi TAIEX ra 0.36%. Në tregun monetar euro ndryshoi shumë pak nga mbyllja në ditën e kaluar dhe është e kuotuar në 1.4833 dollarë. Ndërsa monedha amerikane u rrit lehtë ndaj jenit dhe është e kuotuar në 81.53 jen.

Në tregun e lëndëve të para argjendi preku pikën më të lartë që nga viti 1980 në 49.51 dollarë për onz ndërsa ari u rrit në 1 mijë e 533.46 dollarë për onz. Në tregun energjetik nafta bruto amerikane është stabilizuar në 113 dollarë për fuçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)