23 Prill 2024

Autoritetit i Konkurrencës i Kosovës dhe i Bullgarisë nënshkrun memorandum bashkëpunimi

Sofje, 13 maj - Sot në Autoritetin e konkurrencës se shtetit te Bullgarisë ne Sofje, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Autoritetit për Mbrojtjen e Konkurrencës të Republikës së Kosovës dhe Autoritetit te Konkurrencës të Republikës së Bullgarisë.

Osman Ejupi, Kryetar i Autoritetit të Konkurrencës të Kosovës ka thënë se Memorandumi shpreh vullnetin e bashkëpunimit në planin e konkurrencës, të ligjit dhe politikës së konkurrencës, në kuptimin e krijimit të lidhjeve dypalëshe për mbrojtjen dhe zhvillimin e tregut në të dy vendet.

Memorandumi sipas Ejupit bazohet vendosmërisht në parimet e barazisë dhe përfitimit të përbashkët si për Bullgarinë, po ashtu edhe për Kosovën, si dy shtete që po promovojnë dhe nxisin zhvillimin efektiv sipas parimit të një ekonomie tregu.

Delegacioni nga Autoriteti i Konkurrencës se Kosovës, u prit edhe nga autoritete te tjera ekonomisë Bullgare dhe me këtë rast ata morën pjese ne festimin e 20 vjetor te themelimit te Autoritetit te shtetit Bullgar për konkurrencën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)