28 Mars 2024

Autoblinda turke "Pars" edhe në tregun botëror

Stamboll, 4 maj - Turqia ka filluar të shkëlqej në sektorin e industrisë së mbrojtjes. Ndërsa mrekullia e fundit e inxhinierëve turq, të cilët me dizajnet e automjeteve luftarake, vitet e fundit kanë zënë një vend të respektuar në botë, është automjeti luftarak i blinduar me emrin "Pars".

Autoblinda, e cila u dizenjua tërësisht nga inxhinierët turq, është prodhuar për nevojat e forcave ushtarake turke, por tani përgatitet për të konkurruar edhe në tregun botëror.

"Pars" sjell me vete edhe shumë risi. Autoblinda ofron siguri maksimale për përdoruesit.

Ndërsa lëvizshmëria e autoblindës është e lartë falë sistemit të pavarur të amortizatorëve.

Automjeti luftarak i blinduar tip "Pars" mund të transportojë 8 persona, është i gjerë 6 metra e gjysmë dhe rrezja e kthimit të autoblindës është sa vet gjerësia.

Në sajë të kësaj autoblinda ka mundësi të lartë të manovrimit në hapësira të ngushta.

"Pars" mund të lëvizë shumë lehtë sikurse në tokë, ashtu edhe në ujë.

Autoblinda "Pars", tërësisht projektim dhe prodhim turk, me fuqinë e zjarrit që ka është frika e rivaleve të vet.

"Pars" i siguron drejtuesit (shoferit) një fushëpamje 220 gradë dhe të gjitha manovrat mund te kryhen brenda autoblindës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)