16 Gusht 2022

Audi sjell në treg A3

Gjenevë, 6 mars -  Prodhuesi nga Ingolshtat në Panairin e Automobilave në Gjenevë u prezantua me konceptin e limuzinës kompakte, me të cilin paralajmëron arritjen e gjeneratës së re të modelit “A3”.

Këtë koncept do të paralajmërojë dizajni i ri, por edhe realizimi i ri i trupit të automobilit, që do t’u bashkëngjitet versioneve të deritanishme, ndërsa është i planifikuar për tregjet siç janë Kina, Rusia, ku ekziston interes i rritur për vetura të vogla.

Kur do të filloj me prodhim vitin e ardhshëm, “A3” do të jetë automobili i parë që do të bazohet në platformën e re (VW MQB). Pjesa më e madhe e modelit do të punohet prej aluminit.

Me fibra karboni do të përforcohen elementet plastike dhe materialet e ngjashme kompozite, me çka masën e tij do e mbajnë afër masës së modeleve të deritanishme. Për këtë, masa e përgjithshme arrin 1.540 kg.

Kjo nuk e bën të lehtë, por duhet të merret parasysh se automobili është më i vogël se “A4” i tanishëm dhe se mund të punojë në të katër rrotat, që i vë në lëvizje motori pesë cilindrësh prej 2,5 litrave me 410 KF.

Këtu është edhe transmisioni me kapje të dyfishtë S-tronik me shtatë shpejtësi, që do të mundësojë përshpejtim deri në 100 km në orë për vetëm 4,1 sekonda. Automobili është i kufizuar në shpejtësinë prej 250 kilometra në orë.

Koncepti i “Audi” është përdorur edhe për prezantimin e gjeneratës së re të interfejsit MMF që do të thjeshtëzojë përdorimin dhe adaptimin në sisteme të ndryshme dhe do të sigurojë lidhje në internet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)