28 Mars 2024

ATK mbyll lojëra të fatit në Kamenicë, Gjilani dhe Prizren

Prishtinë, 22 tetor - Administrata Tatimore e Kosovës, - Drejtorati i Lojërave të Fatit, në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) – Inspektoriatin e Tregut, si dhe me asistim të Policisë së Kosovës, gjatë të Premtes se kaluar, dhe ditës së Martë datë kanë ndërmarrë aksion për mbylljen e subjekteve dhe njësive të pa licencuara që merren me aktivitete të Lojërave të Fatit (LF) në Komunën e Kamenicës, Gjilanit dhe Prizrenit.

Një aksion i tillë është ndërmarrë si rezultat i një bashkëpunimi ne mes ATK-së, MTI-së dhe PK-së, me të vetmin qëllim zbatimin e plotë të Ligjit Nr. 2004/35, për Lojërat e Fatit. 

Si rezultat i këtij aksioni është realizuar mbyllja e  5 (pesë) subjekteve të LF-së në Komunën e Kamenicës, e 4 (katër) subjekteve të LF-së në Komunën e Gjilanit dhe e 11 (njëmbëdhjetë) subjekteve të LF-së, në Komunën e Prizrenit.

Aktivitete të tilla të planifikuara dhe të koordinuara në mes ATK-së, Inspektoriatit të Tregut dhe PK-së, janë planifikuar të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke mbuluar kështu gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Administrata Tatimore e Kosovës, është e përkushtuar dhe e palëkundur në qëndrimet e saj në zbatimin e plotë të Ligjit për Lojërat e Fatit, me të vetmin qëllim vënien e rendit dhe rregullit të plotë në këtë kategori të subjekteve ekonomike.

Gjithashtu, ATK-ja, ka për synim që të ngritë shkallën e bashkëpunimit me shumë institucione të tjera që merren me zbatim të ligjit, në mënyrë që sa më shumë të ndikojë në uljen e ekonomisë informale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)