18 Tetor 2021

ATK dhe AKK bashkëpunojn në fushën e hetimeve të shkeljes së Konkurrencës

Prishtinë, 11 shkurt - Bashkëpunimi ndërinstitucional i ATK-së në vazhdimësi është duke u rritur, i fundit që u finalizua në kuadër të një Memorandum Bashkëpunimi është ai me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës.

Memorandumi është hartuar për bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve ndërmjet Autoritetit Kosovar të Konkurrencës dhe Administratës Tatimore të Kosovës.

Memorandumi në fjalë shpreh vullnetin e lirë të palëve nënshkruese për ta nxitur bashkëpunimin në fushën e hetimeve të shkeljes së Konkurrencës në Kosovë, dhe krijimin e kushteve të favorshme për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, bazuar në parimet e barazisë dhe të përfitimit reciprok.

Qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi është arritja e ujdisë midis palëve nënshkruese për realizimin më të suksesshëm të misioneve të tyre të cilat përqendrohen në:

-Politikën e konkurrencës të bazuar në implementimin e rregullave për të siguruar garën reciproke dhe të ndershme të kompanive në treg, duke e  inkurajuar ndërmarrësin dhe efikasitetin me qëllim të ofrimit konsumatorëve një zgjedhje më të gjerë, e cila e ndihmon reduktimin e çmimeve dhe përmirësimin e cilësisë së produkteve, si dhe në:

-Mbledhjen e tatimeve dhe kontributeve, për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, duke tentuar që të bëhen gjithnjë e më të besueshëm dhe të respektuar, si dhe më të mirë krahasuar me administratat udhëheqëse tatimore në Evropë, gjithnjë duke zbatuar dispozitat e ligjit bazik për procedurat, Ligjit për Tatimin në të Ardhurat Personale, Ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, Ligjit për Tatimin në Vlerën e Shtuar si dhe çdo legjislacioni tjetër që mund t’i ngarkohet për administrim të çfarëdo lloji tatimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)