20 Prill 2024

Amerikanët interesohen për kushtet që ofron Kosova për investime

Prishtinë, 20 shtator - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, me bashkëpunëtorë, priti një delegacion të përfaqësuesve të afaristëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët shprehën interesimin e tyre për kushtet që ofron Kosova për investime.

Ministri i MTI-së, Lutfi Zharku i njoftoi përfaqësuesit e afaristëve amerikanë rreth klimës së favorshme për investime që ka krijuar dhe po krijon çdo ditë Kosova,  si dhe rreth zhvillimeve ekonomike të vendit në përgjithësi.

Ministri, Lutfi Zharku, para përfaqësuesve të biznesit amerikan, ka thënë së Kosova ka përgatitur dhe në vazhdimësi është duke përafruar infrastrukturën ligjore në harmoni të plotë me legjislacionin e BE-së.

Kosova sipas tij ka krijuar një klimë të mirë për biznes, duke u ofruar hapësira të mjaftueshme bizneseve, lehtësira administrative, ofrim të informatave dhe këshillave, ka një sistem bankar të sigurt dhe të qëndrueshëm

Po ashtu ai ka thënë se privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore është në proces se bashku me privatizimin e ndërmarrjeve publike, si dhe është duke bërë zhvillime pozitive në fushat që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik të vendit.

Këto janë vetëm disa nga nismat që janë ndërmarrë për ngritjen dhe zhvillimin e afarizmit në Kosovë, nisma të cilat kanë ndikuar në përmirësimin e klimës investive dhe në ngritjen e imazhit të përgjithshëm të Kosovës", theksoi ministri Zharku.

Gjithashtu, ministri Zharku shtoi se popullata shumë e re, shoqëruese dhe mjaft entuziaste për punë, është atraksion për investime në Kosovë.

Delegacionin e afaristëve amerikanë e përbënin përfaqësues të afarizmit të fushave të ndryshme afariste, të cilët shprehën interesimin e tyre për të parë më për së afërmi mundësitë që ofron Kosova për investime në sektorët që ata veprojnë, e që kanë mundësi të investojnë edhe në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)