23 Tetor 2021

Amazon shënon rritje të shitjeve prej 100 miliardë dollarë

New York, 3 shkurt - Kompania amerikane e tregtisë elektronike, Amazon shënoi rritje të shitjeve prej 100 miliardë dollarë në tremujorin e katërt të vitit 2020, për herë të parë në historinë e kompanisë.

Kompania njoftoi se shitjet e saj neto u rritën me 43.7 për qind në 125.6 miliardë dollarë në tremujorin e katërt të vitit 2020, krahasuar me 87.4 miliardë dollarë të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kryesisht për shkak të rritjes së blerjeve në internet gjatë sezonit të pandemisë dhe festave.

Shitjet neto për vitin e plotë të 2020 u rritën me 37.6 për qind në 386 miliardë dollarë, nga 280.5 miliardë dollarë në vitin 2019.

Të ardhurat neto u rritën me 118 për qind në 7.2 miliardë dollarë në periudhën tetor-dhjetor të vitit të kaluar, të ardhurat totale arritën në 21.3 miliardë dollarë në vitin e plotë 2020, nga 11.6 miliardë dollarë në 2019, me një fitim prej 83.6 për qind.

Miliona njerëz në SHBA dhe në të gjithë botën u janë kthyer blerjeve në internet që nga marsi i vitit të kaluar pasi masat e karantinës dhe të qëndrimit në shtëpi detyruan mbylljen e dyqaneve me pakicë, por favorizuan tregjet në internet.

Amazon tha se vlerëson se shitjet neto të jenë midis 100 dhe 106 miliardë dollarë në tremujorin e parë të këtij viti, e cila do të shënonte një rritje midis 33-40 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020.

Shefi ekzekutiv i Amazon-it, Jeff Bezos, personi i dytë më i pasur në botë, njoftoi të martën se do të tërhiqet nga pozicioni i tij dhe do të kalojë në postin e kryetarit ekzekutiv të Bordit të Amazon-it për të "pasur kohë dhe energji" në projekte të tjera.

Çmimi i aksioneve të Amazon-it u mbyll të martën me një fitim prej 1.1 për qind duke i dhënë kompanisë së tregtisë elektronike një vlerë tregu prej rreth 1.7 trilionë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2021 - Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon diten e dytë të edicionit te 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Shfaqet video programi "Pranverë e përhershme, behar i vonuar" nga Protocinema në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi. (Kino Lumbardhi, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku do të vizitojnë Kinemanë e parë të Prizrenit, ku ka filluar projekti i restaurimit të kësaj ndërtese. (Objekti i kinemasë së vjetër të Prizrenit në afërsi të zyreve të shoqatës Esnaf, ora 12:00)

- Mbahet dita e dytë e edicionit te tretë te festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 15:00)