05 Tetor 2022

AKP zyrtarisht shpall likudimin në shitje të aseteve

Prishtinë, 8 mars - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur likuidimin me shitje të aseteve të cilat tenderohen për privatizim. Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur në shkurt, AKP ka njoftuar menaxhmentin e asete-ve dhe Komunat përkatëse se këto asete do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në gazetat vendore.

Lista e tenderëve për privatizim për shitjen e aseteve numër 1, përmban 16 Njësi. Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes likuidimit.

Dita për dorëzimin e ofertave për asetet në vijim është 7 prill 2010, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 13:00.  

Në vazhdim mund të gjeni të bashkangjitur listën e plotë të aseteve të parapara për privatizim:
 

Njësia 1: Dyqani "Moda"  rreth 56 m² në Rr, Çarshia e Gjatë Nr 61 në Pejë pronë e NSH "TE 17 Nentori" me Fi. 545/89 (e njohur dikur si "17 Novembar” Fi.628/92", "17 Novembar" SH.A. në Fi.6093/92 pronësi e përzier). Dyqan njëkatësh dhe parcelë e tokës (parcela nr. 919, lista poseduese 3806) e vendosur në qendër të qytetit. 

Njësia 2: Dyqani "Galanteri Mode-1" e rreth 40 m² në rr. Mbretëresha Teutë 53, Pejë, pronë e NSH "TE 17 Nentori", si më sipër. Dyqani gjendet në katin përdhese të ndërtesës së banimit, i vendosur në zonën qendrore të qytetit. 

Njësia 3: Dyqani "Extra" me rreth 60 m² në rr. Mbretëresha Teutë, Pejë pronë e NSH "TE 17 Nentori", si më sipër. Një objekt biznesi (dyqan) dhe parcelë toke (numri i ngastrës 687 / 5, lista poseduese 1686) në pjesën kryesore të zonës së biznesit në qytet. 

Njësia 4: Dyqani "Univerzal" me rreth 105 m² në rr. Çarshia e Gjatë në Pejë pronë e NSH "TE 17 Nentori", si më sipër.  Ngastër tokësore në të cilën ka një ndërtim të përkohshëm druri (ndërtuar ilegalisht pas qershorit të vitit 1999 që duhet të largohet) - ngastra nr 936 / 1, lista posedues. 205. 

Njësia 5: Dyqani ''Vllaznimi'' me rreth 60m² në rr. Lekë Dukagjini nr.8, në Pejë, pronë e NSH ''TE 17 Nëntori'', si më sipër. Një dyqan në parcelë tokësore prej përafërsisht 70 m² (parcelë 1441 / 3, lista poseduese 5319). 

Njësia 6: Toke dhe Ndërtesa, Vushtrri, me sipërfaqe 4,020 m² toke duke përfshirë 410 m² ndërtesa si dhe 100 m² Pompe e derivateve ne rrugën Dëshmoret e Kombit ne Vushtrri, prone e KB Vushtrria me numër Fi-600/90/ Parcela nr. 2233, Zona Kadastrale Vushtrri. 

Njësia 7: Stolitë dhe Pajisjet, Prizren pronë e NSH “Filigran” me Fi-nr 482/89  (gjithashtu/më parë e njohur si DD ”Filigran” dhe NSH “Filigran” me Fi-nr. 7273/92). Një zgjedhje me më shumë se 6,000 stoli argjendi (produkte të gatshme- aktualisht gjenden në BQK në Prishtinë) dhe pajisjet për prodhimin e stolive që gjenden në Prizren.  

Njësia 8: Ndërtesa dhe automjetet, Rahovec në ngastrën kadastrale me sipërfaqe të përafërt 284 m² në rrugën “ Gëzim Hamza” Piktori – pn, Rahovec, pronë e SHAM “Iliri” me Fi. nr. 1773/92. Ndërtesa përfshinë njësinë e Administratës, klasë mësimi dhe garazhin si dhe 7 automjete (në gjendje jo të rregullt) dhe një rimorkio në ngastrën 1862/4, zona kadastrale Rahovec. 

Njësia 9:  Shitorja nr. 2, Prizren ndërtesë dy  katërshe me stoqe në sipërfaqe të përafërt prej 34 m² në rrugën “Farkëtarët” (ish Ramiz Sadiku) Prizren, pronë e NSH IT “Printeks” me Fi. nr. 620/89 (më parë e njohur si DD TI “Printeks” me Fi. nr. 6250/92). Shitore dy katëshe përfshirë stoqet e produkteve të gatshme, në ngastrën kadastrale  (nr. i parcelës 2147, zona kadastrale Prizren) në qendër të Prizrenit. 

Njësia 10: Tokë dhe ndërtesë, Zym, ku sipërfaqja e përgjithshme është 5,578 m² me 1,280 m² ndërtesë në fshatin Zym, Komuna e Prizrenit, pronë e NSH “Komuna me Fi. nr. 589/89 (më parë e njohur si DD “Komuna” me Fi. nr. 6546/92).  Numri i parcelës  1580-2 në zonën kadastrale Zym. 

Njësia 11: Shitorja nr. 1 Prishtinë me sipërfaqe prej përafërsisht 82 m² në Dardani rr.5, Lam 9 Lokali nr. 11, Prishtinë, pronë e NSH “Komuna”. Shitorja, aktualisht i lëshuar me qira, që është fituar nga NSH në vitin 1985 dhe është pjesë e një ndërtese banimi. 

Njësia 12: Supermarketi 16, Prishtinë me sipërfaqen totale të tokës prej përafërsisht 327 m² në rrugën Jabllanica, pjesa e njohur si Vranjevc, Pronë e NSH “Urata” me Numër të Regjistrimit të Biznesit 802430146 (gjithashtu më herët e njohur si NST ”Vocar”/DTP ”Vocar” – Fi-no 723/89).  

Njësia 13: Shitorja Lluzhan, Komuna e Podujevës me sipërfaqe prej përafërsisht 70 m² në tokën me sipërfaqe prej përafërsisht 155 m², në fshatin Lluzhan,  pronë e NSH ”Urata” si më lartë. Ndërtesa është e lëshuar me qira (ngastra nr. 59/4, fleta poseduese 56, zona kadastrale Shakovicë). 

Njësia nr. 14: Shitorja prej përafërsisht 28 m² në Kamenicë, prone e NSh “Grafikos” me nr. Fi-601/89 (gjithashtu/me pare e njohur si DP “PROSVETA”– Fi - 601/89; ose  DD “PROSVETA” me p.o. – Fi - 6269/92). Shitorja e cila është ilegalisht e okupuar, ndodhet ne katin përdhese të një ndërtese banesore e cila ishte blerë më 1970. 

Njësia nr. 15: Sipërfaqe parkingu në Gjilan prej përafërsisht 1,220 m² në Kamnik, Gjilan, pronë e NSh 'Kombinati i Tekstilit Integj' me nr. Fi-1391/90 (gjithashtu/me pare e njohur si  D.P. Tekstilni Kombinat Gnjilane - Fi 1391/90; ose Tekstilni Kombinat D.D u Mesovitoj Svojini - Fi 6228/92; apo Kombinati i Tekstilit Sh.A me Përgjegjësi te plote - Fi 6528/92.

Vetëm  tokë (ngastra nr. 2456/14, Zona Kadastrale Gjilan). 

Njësia nr 16: Shitore me bodrum, Ferizaj me sipërfaqe te përgjithshme dyshemeje prej përafërsisht 157 m² qe gjendet në rrugën Ahmet Kaqiku, Ferizaj, pronë e NSh “Kombinati i Tekstilit Integj' si më lartë. Shitoret, te cilat janë dhëne me qira, gjenden në katin përdhese (100 m²) dhe bodrumi (57 m²) të një ndërtese banesore dhe ishte blere nga ana e NSh-së më 1985.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 tetor 2022

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 10:00)

- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik përkitazi me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues në Gjilan. (Salla e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës Përparim Rama. (Ndërtesa e Komunës, ora 10:45)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve pret sekretaren e ambasadës së Malit të Zi, Fedisa Dacić ku edhe do të mbahet konferenca për media lidhur me Forumin Ekonomik Ndërkombëtar Ulqini. (Objekti i AKB-së, ora 11:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës. (Selia e FFK-së, ora 11:30)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton në parim Projektligjin për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:30)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit organizon ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve të aseteve përmes likuidimit nr. SHAL 59. (Hotel Grand, ora 12:30)

- Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e prof. dr. Shqiponja Isufit. (Salla e teatrit të qytetit të Gjilanit, ora 13:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike bën zgjedhjen e eksperteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban mban konferencë për media. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 15:00)

- Zhvillohet ndeshja Kosovë - Itali në kuadër të Kualifikimeve e Evropianit U17. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:00)