05 Korrik 2022

AKP shpall valën e 47-të të privatizimit

Prishtinë, 15 nëntor - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur valën 47 të Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH) të cilat tenderohen për privatizim.

Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur në muajin tetor 2010, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore.

Lista e tenderëve për privatizim për valën 47 përmban 20 Ndërmarrje Shoqërore (NSH) prej të cilave janë krijuar 14  Ndërmarrje të Reja.

Të gjitha këto Ndërmarrje të Reja do të privatizohen përmes Spin off-it të Rregullt.

Afati i fundit për parakualifikim do të jetë dita e Mërkurë, 8 Dhjetor 2010.

Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më 15 Dhjetor 2010, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.  

Në vazhdim mund të gjeni të bashkangjitur listën e plotë të ndërmarrjeve të valës 47:


Ndërmarrja e Re Tokë  Bujqësore Zidi i Sadik Agës A SH.P.K. (Ri tenderim) gjendet në pjesën kryesore të Komunës së Gjakovës, përgjatë rrugës rajonale Gjakovë Prizren. Kjo Ndër. e Re përbëhet kryesisht nga toka bujqësore. Ndër. e Re do të përbëhet prej përafërsisht 390712 m² (39 ha 07 ari dhe 12 m²).
Ky tender i ofron investitorit potencial mundësinë e zhvillimit të mëtejmë të agrobiznesit në rajonin e Gjakovës.

Ndërmarrja e Re Tokë  Bujqësore Zidi i Sadik Agës B SH.P.K. (Ri tenderim) gjendet në pjesën kryesore të Komunës së Gjakovës, përgjatë rrugës rajonale Gjakovë Prizren. Kjo Ndër. e Re përbëhet kryesisht nga toka bujqësore. Ndër. e Re do të përbëhet prej përafërsisht 508248 m² (50 ha 82 ari dhe 48 m²).
Ky tender i ofron investitorit potencial mundësinë e zhvillimit të mëtejmë të agrobiznesit në rajonin e Gjakovës.

Ndërmarrja e  Re Tokë  Bujqësore Zidi i Sadik Agës C SH.P.K. (Ri tenderim) gjendet në pjesën kryesore të Komunës së Gjakovës, përgjatë rrugës rajonale Gjakovë Prizren. Kjo Ndër. e Re përbëhet kryesisht nga toka bujqësore. Ndër. e Re do të përbëhet prej përafërsisht 418696 m² (41 ha 86 ari dhe 96 m²).
Ky tender i ofron investitorit potencial mundësinë e zhvillimit të mëtejmë të agrobiznesit në rajonin e Gjakovës.

Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Dubrava/Arllat SH.P.K. me rreth 147 ha 16 ar 94 m²  tokë bujqësore. Ndër. E Re shtrihet në zonën kadastrale Arllat gjendet larg udhëkryqit të Komoranit afro 11km kurse, larg kryeqendrës Prishtina gjendet larg afro 34km dhe pronat e kesaj shtrihen buzë rrugës regjionale Prishtinë-Malishevë prej afro 1200 metra.

Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Kodra e Hutit SH.P.K. me rreth 150,40.42 ha (150 ha 40 ari 42m²)  tokë bujqësore shtrihet në zonën kadastrale Kodra e Hutit e cila është rreth 5 km larg qendrës së qytetit të Gjakovës dhe rreth 1 km në perendim larg magjistralës Gjakovë-Deqan.  
Në këtë tender nuk është përfshirë asnjë  bagëti  apo asete tjera të lëvizshme.
Ky tender i ofron investitorit potencial mundësinë e zhvillimit të mëtejmë të agrobiznesit në rajonin e Gjakovës.

Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Rracaj SH.P.K. me rreth 108,39.17 ha (108 ha 39 ari 17m²)  tokë bujqësore shtrihet në një kopleks në katër zona zona kadastrale Rracaj, Kodra e hutit, Skivijan dhe Osek hylë.
Ky kompleks shtrihet në anën e majtë të rrugës nacionale Gjakovë-Pejë , në Veri-Perëndim të Gjakovës me një largësi në vijë ajrore prej afro 6 km. Ketë kompleks bujqësor e prekin rrugë publike, njëra prej te cilave i shkon përmes kompleksit e njëherit është kufi mes Zonave Kadastrale, Skivijan-Rracaj.
Në këtë tender nuk janë të përfshira bagëti apo asete tjera të lëvizshme.
Ky tender i ofron investitorit potencial mundësinë e zhvillimit të mëtejmë të agrobiznesit në rajonin e Gjakovës.

Ndërmarrja e Re Stacionit te Veterinarisë SH.P.K. ne Mitrovicë SH.P.K. gjendet ne Komunën e Mitrovicës dhe përbëhet nga prona e përshkruar sipas parcelës 2908-2 dhe certifikatës poseduese nr 6341 dhe ka sipërfaqe të përgjithshme prej 2419 m². Ne kuadër te kësaj hapësire te përgjithshme ndodhet edhe ndërtesa me rreth 200 m².  

Ndërmarrja e Re Mihaliq SH.P.K. përbehet prej tokës bujqësore-kodrinore, me lokacion në fshatin Mihaliq, komuna e Vushtrrisë, përafërsisht përfshinë 43.85.81 hektarë tokë.

Ndërmarrja e Re Shitorja në Gojbulë dhe ngastra komerciale në Gracë SH.P.K. përbehet nga një shitore dhe tokë në Fshatin Gojbulë dhe një ngastër komerciale në Fshatin Gracë Komuna e Vushtrrisë.
1. Shitorja (me ish emrin Avalla 3219) qe pritet te bartet te Ndër. e Re gjendet në qendër të Fshatit Gojbulë përball shkollës fillore të fshatit; Komuna e Vushtrrisë dhe përfshin ndërtesën dhe tokën me sipërfaqe përreth 199 m² .
2. Ngastra komerciale (me ish emrin “29 Nëntori” 1348/74) që pritet të bartet te Ndër. e Re gjendet në qendër të fshatit Gracë dhe përfshin një sipërfaqe përreth 1748 m².

Ndërmarrja e Re Shtëpia e Mallrave Univerzal SH.P.K përfshinë pronën në parcelën nr.2938 lista poseduese nr 357 e cila gjendet në  rrugën 24 Nëntori-Leposaviq, me sipërfaqe te përgjithshme prej 2892m². Me këtë hapësire është lokalizuar objekti i Shtëpisë së Mallrave me sipërfaqe prej 1208m².
Lokalet gjenden në rrugën 24 Nëntori në Leposaviq.

Ndërmarrja e Re Depoja Univerzal SH.P.K. përfshinë pronën në parcelën nr 2544, lista poseduese nr 357 e cila gjendet ne Slanishtë-Leposaviq, me sipërfaqe te përgjithshme prej 7497m².Me këtë hapësire është lokalizuar objekti i deposë me sipërfaqe prej 2655m².
Lokalet gjenden në Slanishtë, Komuna e  Leposaviqit.

Ndërmarrja e Re Çyçavica Shitorja Metrazha SH.P.K. përbehet nga një shitore me sipërfaqe të përafërt prej 74.38 m², në rrugën Dëshmorët e Kombit në Vushtrrisë.

Ndërmarrja e Re NHTT Rugova Depoja e Pijeve SH.P.K. përfshin objektin prej 141m², që gjendet në një lokacion shumë atraktiv për tregti, në qendër të qytetit, në rrugën kryesore mjaft të frekuentuar.

Ndërmarrja e Re Deva Uzina e Përpunimit të Gazrave SH.P.K. ofron objektet e uzinës për përpunimin e gazrave teknike me asetet kryesore, si kompleksi funksional për përpunimin e gazrave teknike i përbërë prej 5 objektesh kryesore me makineri, stacioneve punuese, anekseve dhe pajisjeve tjera me sipërfaqe të përgjithshme rreth 3860m² që ndodhen në zonën industriale me  sipërfaqe totale prej rreth 08.21.00 ha në Gjakovë.

Ndërmarrja e Re Tregu i Bylmetiti SH.P.K. përfshin hapësirën e tregut me sipërfaqe totale prej përafërsisht 28 ari në të cilën gjithashtu gjenden edhe shtatë dyqane, dy depo, si dhe ndërtesa administrative. Objekti i Ndërmarrjes së Re gjendet në një lokacion shumë atraktiv, në qendër të qytetit të Pejës i njohur si tregu i bylmetit.

Ndërmarrja e Re Rilindja Shitja Pejë SH.P.K. i ofron blerësve potencial mundësi për blerjen e lokalit afarist me një sipërfaqe prej përafërsisht 153 m² që gjendet në pjesën  shumë atraktive të Pejës.

Ndërmarrja e Re Rilindja Shitja Mitrovicë SH.P.K. i ofron blerësve potencial mundësi për blerjen e lokalit afarist me një sipërfaqe prej përafërsisht 79,09 m² që gjendet në pjesë n shumë atraktive të Mitrovicës.

Ndërmarrja e Re Rilindja Libraria Gllogovc SH.P.K. i ofron investitorit potencial një mundësi te fitoj lokalin afarist me sipërfaqe përafërsisht 75 m², e cila gjendet ne qendër te Gllogovcit, qe ofron mundësi te mira për aktivitete komerciale.

Ndërmarrja e Re Flora Tokë Bujqësore II SH.P.K. ofron tokë bujqësore me sipërfaqe përafërsisht 10,07,21 m² (10 ha 7 ari 21 m²) në një pjesë atraktive të Podujevës, në fshatrat Zakut dhe Pakashticë e Poshtme. Prodhimtaria e produkteve bujqësore mund te rritet dukshëm me investime përkatëse.

Ndërmarrja e Re Liria “Salloni I Mobileve” SH.P.K. Kompleksi komercial/salloni I mobileve për tu bartur në Ndërmarrjen e Re përshin një sipërfaqe totale prej përafërsisht 1800m². Kompleksi komercial/salloni i mobileve përmban ndërtesën që përfshin bodrumin, katin përdhes dhe nën kulmin (B+P+nk), dhe ndodhet në rrugën “Zahir Pajaziti” p.n. në zonën primare të qytetit të Prizrenit.
Aktualisht kompleksi komercial/salloni i mobileve është i dhënë me qira palëve të treta.
Pra për informatë, sipërfaqja e paraqitur e kompleksit komercial/salloni i mobileve është e përafërt, dhe se sipërfaqja e saktë do të dihet pas matjeve, azhurnimit të të dhënave kadastrale dhe përfundimisht pas bartjes së pronës në emër të NSH-së nga ana e drejtorive përkatëse të KK Prizren.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 korrik 2022

- Mbahet takimi në mes të delegacionit Amerikan të MCC-së dhe atij të Republikës së Kosovës në lidhje me programin Kompakt të MCC-së. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla - P38, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton propozim-amendamentet për Projektligjin për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca mban konferencë për media me rastin e përfundimit të sezonit auditues 2021/22 dhe procesit të publikimit të 121 raporteve të auditimit. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Lagjja Arbëria, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Rektori i Universiteti të Prishtinës Naser Sahiti dhe U.D Sekretari i Përgjithshëm, Besfort Krasniqi raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga monitorimi i punës së Kuvendit për gjashtë muajt e parë të sesionit pranveror me fokus në çështjen e mungesës së kuorumit dhe shqyrtimit të projektligjeve. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë do të lansoj edicion e 22-të të Përmbledhjes Pulsi Publik. (Salla e konferencave të UNDP-së, ora 11:00)

- UBT nënshkruan dy marrëveshje shumë të rëndësishme me dy universitete nga shteti i Iowa-s, me University of Northern Iowa dhe University of Iowa. (Kampusi i UBT-së, Lipjan, tek QMI, ora 12:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione prezanton draftligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna në Baza Gjinore, nga eksperti Hilmi Jasahri, i angazhuar nga UN Women. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës njoftohet rreth ndërrimit të anëtares së PDK-së Eliza Hoxha me deputetin Abelard Tahiri si dhe diskuton rreth emrave të ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin japonez, Akira Mizutani. (Kabineti i kryetarit, 13:30 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)