20 Prill 2024

AKP shpall valën 52 të privatizimit

Prishtinë, 19 shtator - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur valën 52 të privatizimit të Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH), të cilat tenderohen për privatizim.

Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve, të mbajtur në muajin korrik 2011, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore.

Lista e tenderëve për privatizim për valën 52 përmban 18 Ndërmarrje Shoqërore (NSH) prej të cilave janë krijuar 25  Ndërmarrje të Reja (Ndër. të Reja).

Të gjitha këto Ndërmarrje të Reja do të privatizohen përmes Spin off-it të Rregullt.

Afati i fundit për parakualifikim do të jetë dita e mërkurë, 12 tetor 2011.

Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më 18 tetor 2011, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30. 

Në vazhdim mund të gjeni të bashkangjitur listën e plotë të ndërmarrjeve të valës 52:

Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Rastavicë 

Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Rastavicë

Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Rastavicë

Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Rastavicë

Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Breznicë

Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Breznicë

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Gërnçar

Ndërmarrja e Re IBG Industria Baterive Gjilan

Ndërmarrja e Re Shala - Tregtare

Ndërmarrja e Re Beçuk

Ndërmarrja e Re Gllavotin

Ndërmarrja e Re Depoja Univerzal SH.P.K.

Ndërmarrja e Re Stacioni i Veterinarisë Leposavic

Ndërmarrja e Re Fabrika e Baterive Industriale Trepça

Ndërmarrja e Re  Metaliku - Kompleksi për Përpunimin e Metaleve

Ndërmarrja e Re Metaliku Ena – Fabrika e Prodhimit të Enëve

Ndërmarrja e Re Kombinati i Lëkurë Këpucëve

Ndërmarrja e Re Hotel FAN Besiana

Ndërmarrja e Re Drita - Shajkoc II

Ndërmarrja e Re Ratar Llapllasellë

Ndërmarrja e Re Vreshtaria 1 – Toka Bujqësore në

Ndërmarrja e Re Vreshtaria 2 – Toka Bujqësore në Smaq

Ndërmarrja e Re Unimont “Industria”- Krushë e Vogë

Ndërmarrja e Re “Depo Zhur”- Prizren

Ndërmarrja e Re Koritniku – Shitorja në Brod
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)