26 Prill 2024

AKP shpall valën 49 të privatizimit

Prishtinë, 14 mars - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur valën 49 të privatizimit të Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH), të cilat tenderohen për privatizim.

Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve, të mbajtur në muajin shkurt 2011, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore.

Lista e tenderëve për privatizim për valën 49 përmban 11 Ndërmarrje Shoqërore (NSH) prej të cilave janë krijuar 12  Ndërmarrje të Reja (Ndër. të Reja).

Të gjitha këto Ndërmarrje të Reja do të privatizohen përmes Spin off-it të Rregullt.

Afati i fundit për parakualifikim do të jetë dita e mërkurë, 6 prill 2011.

Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më 13 prill 2011, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.  

Lista e plotë të ndërmarrjeve të valës 49:

Ndërmarrja e Re apartamentet në Shtëpinë e Bardhë SH.P.K. - Ofron mundësi për blerjen të komplet katit banesor të gatshëm për përshtatje dhe finalizim që ndodhet në ndërtesën e Shtëpisë së bardhë në rrugën e Nerodimes së Ferizajt. Sipërfaqja e përgjithshme e apartamenteve është përafërsisht 622 m².

Ndërmarrja e Re Sharr Depoja Materialit Ndërtimor SH.P.K. - Kjo ofertë ofron mundësi të shkëlqyeshme për të blerë tokë në sipërfaqe të përafërt prej 4.000 m², të përshtatshme për zhvillim të çdo lloji të afarizmit, që ndodhet në periferi të qytetit të Ferizajit.

Ndërmarrja e Re Dyqanet Lux SH.P.K. - ndodhen në veri të komunës se  Mitrovicës në rrugën Ivo LLolla Ribar. Ndërmarrja e Re përfshin një sipërfaqe prej 179.43 m², bazuar ne kontratën e shitblerjes  no. 03 - 3198, te nënshkruar ne mes te SIZ-it dhe NSH Lux ne vitin 1982. Prona e Ndërmarrjes se Re  është e përshtatshme për aktivitete komerciale ose tregti me pakicë. Prona e  Ndërmarrjes se Re është ne shfrytëzim ilegal. Asnjë tokë nuk do të bartet te Ndërmarrja e Re.

Ndërmarrja e Re Dyqani Lux ish Pulëbardha SH.P.K. - ndodhet në veri të komunës së  Mitrovicës në rrugën Vlado Cetkovic. Ndërmarrja e Re përfshin një sipërfaqe prej 94.62 m²  bazuar ne kontratën e shitblerjes no. 07/3 - 4576, te nënshkruar ne mes te RMHK Trepça dhe NSH Lux ne vitin 1971. Prona e Ndërmarrjes se Re është e përshtatshme për aktivitete komerciale ose tregti me pakicë. Prona e Ndërmarrjes se Re është ne shfrytëzim ilegal. Asnjë tokë nuk do të bartet te Ndërmarrja e Re.

Ndërmarrja e Re Auto Servisi Dukagjiniremont SH.P.K. - ofron mundësi të mirë për investim. Ajo përfshinë kompleksin e objekteve dhe tokën me sipërfaqe totale prej 11500 m². Ndërmarrja ndodhet në qytetin e Pejës, ZK Pejë. FP nr. 5156. Këtu nuk përfshihen asetet tjera të Ndërmarrjes.

Ndërmarrja e Re Deva Uzina e Përpunimit të Gazrave SH.P.K. - përbëhet nga uzina funksionale për përpunimin e gazrave teknike që përfshin 5 objektet kryesore me makineri dhe pajisje tjera me sipërfaqe të përgjithshme rreth 3860 m² që ndodhen në parcelën industriale me sipërfaqe totale prej rreth 82100 m² sipas ngastrës nr. 98 e regjistruar në FP nr. 31, ZK “Zidi i Sadik Agës” në Zonën Industriale, Komuna Gjakovë, Kosovë. Ka mundësi që sipërfaqja e tokës të jetë objekt i ndryshimeve nëse kufiri i saj do të ridefinohet bazuar në situatën faktike në teren, rezultat i së cilës sipërfaqja e transferueshme tek Subjekti i Ri do të jetë rreth 77600 m².

Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Gllobar 2 SH.P.K. - ofron rreth 77 ha 77 ari 19 m²  tokë bujqësore. Sipërfaqja që do i bartet Ndërmarrjes së Re mund të ndryshojë si pasojë e procesit të Komasacionit. Ndërmarrja e Re shtrihet në një kompleks të vetëm bujqësorë  në dy zona kadastrale Tërstenik dhe Gllobar në një largësi nga kryeqendra - Prishtina prej afro 30 km dhe 5 km nga qendra komunale Drenas.

Ndërmarrja e Re Shurdhani SH.P.K. - me rreth 1 ha 09 ari dhe 22 m² (10922 m²) tokë dhe një pishinë për kultivim të peshqve me dimensione 30m x 10m. Ndërmarrja e Re shtrihet në zonën kadastrale Dunav, fshati Shurdhan përafërsisht 25 km nga qyteti i Gjilanit.

Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Zidi i Sadik Agës C SH.P.K. - gjendet në pjesën kryesore të Komunës së Gjakovës, përgjatë rrugës rajonale Gjakovë Prizren. Kjo Ndërmarrje e Re përbëhet kryesisht nga toka bujqësore. Ndërmarrja e Re do të përbëhet prej përafërsisht 418696 m² (41 ha 86 ari dhe 96 m²).
Ky tender i ofron investitorit potencial mundësinë e zhvillimit të mëtejmë të agrobiznesit në rajonin e Gjakovës.

Ndërmarrja e Re Termovent SH.P.K. - përfshinë tokën me sipërfaqe totale prej përafërsisht 34, 373 m² (3 ha 43 ari 73 m²), si dhe objektet përfshirë:
- hallat e prodhimit me sipërfaqe prej përafërsisht 5,065 m²;
- depoja e materialit me sipërfaqe prej përafërsisht 48 m²;
- ngrohtorja me sipërfaqe prej përafërsisht 315 m²;
- depoja e thëngjillit me sipërfaqe prej përafërsisht 630 m²
që gjinden ne një pjesë mjaft atraktive në Lipjan.

Ndërmarrja e Re Famipa SH.P.K. - u ofron palëve të interesuara mundësinë për të blerë një
ndërmarrje e cila merret me përpunim metaleve dhe ka një sipërfaqe prej 3 ha 05 ari e 40 m², nga e cila sipërfaqe 6754 m² janë regjistruar si ndërtesa dhe 23786 m² tokë dhe një shitore e cila ndodhet në qendrën zejtare në qendër të qytetit të Prizrenit me sipërfaqe prej 23.05 m² të cilat do të ofrohen për shitje.

Ndërtesat që do të transferohen Ndërmarrjes së Re janë si më poshtë:
Thiktaria (3.550 m²), Sanitaria"; PMN - Njësia e Përpunimit të Metaleve të Ngjyrosura) 3500 m²; MEK (2550 m²); Ndërtesa e stolive (2560 m²); Administrata (1250 m²); Restauranti dhe Laboratori (938 m²) Ngrohtorja dhe Mirëmbajtja 600 m² dhe ndërtesa të tjera me sipërfaqe prej 160 m². Makineritë dhe pajisjet gjithashtu do të transferohen Ndërmarrjes së Re.
Ndërtesat e lartpërmendura ndodhen në zonën industriale të Prizrenit.

Vërejtje: KK Prizren me datën 08/01/2010 lëshon Vendimin nr. 03/03 - 463 - 7277 mbi Shpronësimin e pronës në ngastrën kadastrale nr. 6910 në sipërfaqe prej 1139 m² nga sipërfaqja e tërësishme prej 3 ha 05 ari 40 m², sipas listës poseduese nr. 6899 ZK Prizren. Andaj, më 04/02/2011 dhe 25/02/2011 ZR e AKP - Prizren ka parashtruar kërkesë zyrtare pranë Drejtorisë për Gjeodezi dhe Kadastër lidhur me azhurnimin e të dhënave kadastrale për këtë Ndërmarrje ne momentin e pranimit te dokumenteve te azhurnuara, ato mund te rezultojnë me sip. te ndryshueshme nga e prezantuara ne Certifikate te pronësisë si me lartë.

Ndërmarrja e Re Lavërtaria - Blegtoria “Administrata e Vjetër” SH.P.K. - Lokacioni afarist/administrata e vjetër për tu bartur në Ndërmarrjen e Re përfshin një pjesë të bodrumit me një sipërfaqe prej 81.36 m², një pjesë të përdheses me një sipërfaqe prej 36.39 m² dhe katin e parë me një sipërfaqe prej 395.38 m² dhe ndodhet në kuadër të kompleksit afaristo - banesor. Lokacioni afarist ndodhet në parcelën kadastrale nr. 2032-2 në emër të PIK “Progres - Export”-Prizren.
Lokacioni afarist / administrata e vjetër ndodhet në rrugën “Adem Jashari” (ish- “Karl Marksi”) nr. 14 në qendër të qytetit të Prizrenit, përball Hotel “Theranda”.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)