28 Mars 2024

AKP shet edhe 16 ndërmarrje për 4. 6 milion euro

Prishtinë, 10 mars - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të valës 42 të privatizimit, shpalli ofertuesit e përkohshëm, fitues të  Ndërmarrjeve të Reja të tenderuar përmes metodës së Spin-off-it të Rregullt. 

Gjithsej 16 Ndërmarrje të Reja ishin në dispozicion për shitje. 

Ofertat janë hapur dhe rezultatet janë shpallur në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, nga ora 13:00 deri në ora 14:00. 

Gjithsej janë pranuar 49 oferta. 

Vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 4,652,838 milion euro.


Oferta më e lartë është ofruar për  ndërmarrjen Auto Motot Start, e cila është shitur për 1.777.777 euro. Risi gjatë kësaj vale ka qenë që për herë të parë ka filluar privatizimi i disa ndërmarrjeve në Shtërpce dhe në Brezovicë.

Arlind Limani, zyrtar ekzekutiv në AKP, ka thënë të mërkurën se deri në janar të këtij viti janë privatizuar 525 ndërmarrje. Po ashtu ai ka përmendur edhe procesin e shpërndarjes së 20 përqindëshit për punëtorët, ku rreth 3 milionë euro janë shpërndarë për 9 ndërmarrje të privatizuara.

Ndërsa nga fondi i privatizimit punëtorëve të ndërmarrjeve shoqërore deri më tani iu janë shpërndarë mbi 23 milionë euro. Ndërmarrja e re Auto Moto Start është shitur me çmimin më të lartë për 1.777.777 euro, oferta e dytë më e lartë 1.666.666 euro, ndërsa oferta e tretë 1.411.229 euro.

Po ashtu, privatizim të ndërmarrjeve ka pasur edhe në Brezovicë, ku ndërmarrja e re Restorant Kasollja në Brezovicë është shitur për 266.669 euro, oferta e dytë ka qenë 223.950 euro, ndërsa oferta e tretë 222.223 euro. Ndërsa për ndërmarrjen e re Kafiteria Shtërpce ka qenë vetëm një ofertë prej 70.013 euro.

Agjencia Kosovare e Privatizimit tani është duke punuar që të përfundoj të gjitha shitjet, në pritje të vendimit të Bordit të Drejtorëve të AKP-së.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)