29 Mars 2024

AKP shet edhe 15 ndërmarrje për 6.4 milion euro

Prishtinë, 3 nëntor - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të Valës së 46 të Privatizimit, shpalli fituesit e përkohshëm për Ndërmarrjet e reja, të tenderuara përmes metodës së Spin Off-it të Rregullt. Gjithsej 15 Ndërmarrje të Reja ishin në dispozicion për shitje.
Dorëzimi i ofertave nga ana e ofertuesve, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve është bërë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të medieve dhe investitorëve të pranishëm.
Gjithsej janë pranuar 62 oferta, dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 6.437,109 euro.

Zëvendësdrejtoresha e AKP-së, znj. Mrika Tahiri njoftoi se deri më tani janë privatizuar 613 ndërmarrje të reja, prej të cilave 588 janë privatizuar përmes metodës së Spin Off-it të Rregullt, ndërsa 25 prej tyre janë privatizuar përmes metodës së Spin Off-it Special.

“Nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore deri më tani janë grumbulluar 472 milionë €uro, ndërkaq nga procesi i likuidimit me shitje të aseteve të ndërmarrjeve janë grumbulluar rreth 30 milionë €uro”, theksoi Zëvendësdrejtoresha e AKP-së, znj. Tahiri.

Agjencia Kosovare e Privatizimit tani është duke punuar që të përfundoj të gjitha shitjet, në pritje të vendimit të Bordit të Drejtorëve të AKP-së.
Përsa i përket shpërndarjes së 20 %, Znj. Tahiri tha se Agjencia po vazhdon me miratimin e listave të punëtorëve dhe shpërndarjen e shumës së 20% të të hyrave për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore, bazuar në strategjinë për përshpejtimin e ndarjes së 20%, të miratuar më parë nga ana e Bordit të Drejtorëve të AKP-së.

“Deri më tani nga fondi i privatizimit, punëtorëve të Ndërmarrjeve Shoqërore iu janë shpërndarë rreth 30 milionë 4uro”, theksoi ajo.

Agjencia Kosovare e Privatizimit, është themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Agjencia ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e këtyre ndërmarrjeve dhe/ose aseteve në investitorë privatë, ose likuidimin e tyre, gjithnjë përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.

Agjencia Kosovare e Privatizimit ushtron funksionet dhe përgjegjësitë që ka në mënyrë plotësisht të pavarur dhe është e shtrirë dhe vepron në të gjithë territorin e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)