25 Prill 2024

AKP shet 28 asete të NSH-ve për 3.5 milion euro

Prishtinë, 1 dhjetor - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve nr.5, përmes metodës së Likuidimit shpalli fituesit e përkohshëm për 28 Asete të Ndërmarrjeve Shoqërore, sa ishin në dispozicion për shitje.

Ofertat u pranuan në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve ku u mbajt edhe ceremonia e hapjes së ofertave.

Ofertat janë hapur dhe rezultatet janë shpallur në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të medieve dhe investitorëve të pranishëm.

Gjithsej janë pranuar 120 oferta, dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 3.538,361 euro.

Drejtori i Departamentit të Likuidimit, Muharrem Arifi, i cili e bëri hapjen zyrtare të ceremonisë, njoftoi se deri më tani janë privatizuar 625 ndërmarrje të reja, prej të cilave 600 janë privatizuar përmes metodës së Spin Off-it të Rregullt, ndërsa 25 prej tyre janë privatizuar përmes metodës së Spin Off-it Special.

“Nga privatizimi i këtyre ndërmarrjeve shoqërore, deri më tani janë grumbulluar 479 milionë euro, ndërkaq nga procesi i likuidimit me shitje të aseteve të ndërmarrjeve janë grumbulluar rreth 30 milionë euro”, theksoi Arifi.

Deri më tani nga fondi i privatizimit, punëtorëve të Ndërmarrjeve Shoqërore iu janë shpërndarë rreth 30 Milionë euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)