28 Nëntor 2021

AKP privatizon 10 ndermarrje për 6 milion euro

Prishtinë, 12 maj - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të valës 43 të privatizimit, shpalli ofertuesit e përkohshëm, fitues të  Ndërmarrjeve të Reja të tenderuar përmes metodës së Spin-off-it të Rregullt.

Nga 16 ndërmarrje të reja me spin-off të rregullt qe kanë qenë në tender vetëm për 10 ka pas oferta, ndërsa për 6 ndërmarrje nuk ka pas asnjë ofertë dhe për këtë tash vendos Bordi i AKP-së.  Vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 6,333,425 euro.
Në mesin e ndërmarrjeve që nuk ka pas asnjë ofertë ka qenë edhe “Llamkosi” nga Vushtrria, i cili pas dështimit të privatizimit të parë ka dalë prapë në tenderim.

Zëvendësdrejtoresha e AKP-së, Mrika Tahiri, ka thënë se deri më tash janë privatizuar 576 ndërmarrje dhe nga ky privatizim në konton e AKP-së janë derdhur mbi 464 milionë euro.

“Deri më 30 prill të këtij viti janë privatizuar 576 ndërmarrje të reja prej të cilave 552 janë privatizuar me metodën e spin-off të rregullt, ndërsa 24 prej tyre përmes metodës së spin-off special. Privatizimi i këtyre ndërmarrjeve shoqërore së bashku me shitjet dhe mënyrën e likuidimit në konton e mirëbesimit janë akumuluar mbi 464 milionë euro. Dëshiroj të ju njoftoj se nga ky fond i privatizimit punëtorëve të ndërmarrjeve shoqërore iu janë shpërndarë mbi 26 milionë euro”, ka theksuar Tahiri.

Çmimin më të lartë gjatë këtij raundi të privatizimit e ka arritur ndërmarrja e re “Morava e Binçës”-Gurthyesi nga Gjilani, e cila është shitur për 2.345.678 euro, ndërsa ndërmarrja e re “Pasuria Bujqësore”- toka Rahovicë është shitur për 222.500 euro.

Ndërmarrja e re “Rilindja Libraria” Istog është shitur për 51.150 euro, ndërsa ndërmarrja e re “Shitorja Mulliri” Ferizaj është shitur për 22.220 euro, “Mulliri”-shitoret Fushë Kosovës është shitur për 36.001 euro.

Ndërmarrja ndërtesa administrative “Ekonomia Pyjore” është shitur për 355.555 euro, ndërsa ndërmarrja e re punëtoria “Ilira” është shitur për 223.223 euro, kurse ndërmarrja e re Shtëpia e Mallrave “Agimi” është shitur për 2.111.999 euro. Të gjitha këto ndërmarrje janë nga regjioni i Pejës.

Në regjionin e Prizrenit janë privatizuar ndërmarrja e re “Koretniku”-hotel “Sharri” Sharr për 465.100 euro dhe ndërmarrja e re “Liria” -Depoja e Tekstilit është shitur për 499.999 euro.

Për 6 ndërmarrje nuk ka pas asnjë ofertë dhe për këtë çështje do të vendosë Bordi i AKP-së. Ndërmarrjet që nuk kanë pas asnjë ofertë janë ndërmarrja e re “Llamkos”, “Çyçavica” Shitorja Metrazha, “Universal” Qendra Tregtare dhe Universal Depoja, të gjitha këto në regjionin e Mitrovicës. Po ashtu për ndërmarrjen “Fryti” nga regjioni i Prishtinës dhe për ndërmarrjen e re “Strezovci dhe Oborri” nga regjioni i Gjilanit nuk ka pas asnjë ofertë.

Agjencia Kosovare e Privatizimit tani është duke punuar që të përfundoj të gjitha shitjet, në pritje të vendimit të Bordit të Drejtorëve të AKP-së.

Agjencia, deri më 30 Prill të këtij viti ka privatizuar 576 ndërmarrje të reja, prej të cilave 552 janë privatizuar përmes metodës së Spin Off-it të Rregullt, ndërsa 24 prej tyre janë privatizuar përmes metodës së Spin Off-it Special. Nga privatizimi i këtyre ndërmarrjeve shoqërore në Fondin e Privatizimit janë akumuluar mbi 460 milionë euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Nëntor 2021

- Për nder të Ditës së Flamurit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial "Adem Jashari". (Prekaz, ora 9:00)

- Komuna e Skenderajt bën nderime tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari. (Skenderaj, ora 9:00)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon ngritjen e flamurit kombëtar te Kompleksi memorial në Gradish. (Gradish, ora 9:00 - Kompleksi përkujtimor “Maja e Shkodranit”, ora 9:40 - Kulla e Heronjve në Opterushë, ora 10:20)

- Me rastin e Festave të Nëntorit, një grup i të rinjve dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vendosin një Flamur me imazhet e udhëheqësve të luftës së UCK-së të cilët po mbahen në Hagë. (Rruga "Fehmi Lladrovci", tek rrethi afër hyrjes kryesore të QKUK-së, ora 9:00)

- Komuna e Skenderajt homazhe tek Kompleksi Memorali Adem Jashari. (Prekaz, ora 9:15)

- Me rastin e Festave të Nëntorit Komuna e Skenderajt organiyon maratonën Vrapimi i Nëntorit. (Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz, ora 9:30)

- Për nder të Ditës së Flamurit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule të Shtatorja e Ismail Qemalit. (Prishtinë, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule të shtatorja e Zahir Pajazitit. (Prishtinë, ora 10:20)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bën homazhe  te varrezat e Dëshmorëve. (Rahovec, ora 10:40)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizojnë programin festiv për nder të 28 Nëntorit. (Shkolla e muzikës “Vihuela” në Rahovec, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon homazhe te varrezat e dëshmorëve. (Kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon inagurimin e projektit të galerisë së qytetit. (Gjilan, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Sheshi "Skënderbeu", ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon inagurimin e projektit të tregut dhe parkut në Zheger. (Fshati Zhegër, ora 13:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës z. Smajl Latifi në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së organizon turnir në futboll të vogël. (Palestra Sportive “Mizahir Isma”në Rahovec, ora 12:00)

- Komuna e Skenderajt organizon natën finalen e festivalit tradicional Rapsodia Shqiptare. (Qendra e Kulturës Hasan Prishtina, ora 16:00)

- Komuna e Gjilanit organizon koncert festiv nga ansambli i këngëve dhe valleve për nder të Ditës së Flamurit . (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 17:00)