26 Prill 2024

AKP mbledhë në fondin e mirbësimit edhe 3.7 milionë euro

Prishtinë, 11 maj - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve numer 7, përmes metodës së Likuidimit shpalli fituesit e përkohshëm për 24 Asete të Ndërmarrjeve Shoqërore, sa ishin në dispozicion për shitje ku gjithsej janë pranuar 107 oferta, dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 3.754,007 euro.

Drejtoresha menaxhuese e AKP-së, znj. Mrika Tahiri tha se AKP ka filluar me procesin e shitjes së aseteve përmes metodës së likuidimit në muajin mars të vitit 2010 dhe deri më tani janë përfunduar 164 shitje të aseteve përmes Likuidimit.

Znj. Tahiri njoftoi se nga 595 ndërmarrje të reja të privatizuara deri më tani prej 292 ndërmarrjeve shoqërore janë grumbulluar në fondet e mirëbesimit 520 milionë. Euro, kurse nga shitja e aseteve janë mbledhur mbi 30 milionë euro.

Zëvendësdrejtoresha Tahiri theksoi se për punë të mbarë të Agjencisë dhe menaxhim të mirë të fondeve të privatizimit dhe financave publike, flet edhe vet opinioni i fundit i Auditorit të Përgjithshëm lidhur me pasqyrat financiare të AKP-së 2010, ku nga Auditori është dhënë opinion i pakualifikuar.

“Dua t’ju njoftoj se jemi duke punuar bashkë me Qeverinë, Kuvendin dhe institucione të tjera për të ndryshuar legjislacionin aktual dhe unifikimi e bazës ligjore dhe përshtatjen me Kushtetutën e Republikës së Kosovës."

"Pas shumë përpjekjeve të të gjitha institucioneve, është rënë dakord që të fillohet me nxjerrjen e ligjit për Dhomën e Veçantë dhe Ligjin për Likuidim. Tashmë janë krijuar komisionet punuese për ndryshimet legjislative dhe po punohet intensivisht për të nxjerrë Ligjet e lartpërmendura dhe në këtë mënyrë të zëvendësohen Rregulloret e UNMIK-ut, të cilat paraqesin pengesa për veprimtarinë e AKP-së”, tha ndër të tjera znj. Mrika Tahiri.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)