26 Prill 2024

AKP mbledhë edhe 4. 5 milion euro nga 18 NSH te shitura

Prishtinë, 15 dhjetor -  Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të Valës së 47 të privatizimit, AKP shpalli fituesit e përkohshëm për Ndërmarrjet e reja, të tenderuara përmes metodës së Spin Off-it të Rregullt.

Gjithsej nga 18 Ndërmarrje të Reja qe ishin në dispozicion për shitje janë pranuar 34 oferta, dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 4.561,535 euro.

Agjencia Kosovare e Privatizimit tani është duke punuar që të përfundoj të gjitha shitjet, në pritje të vendimit të Bordit të Drejtorëve të AKP-së.

AKP deri më tani ka privatizuar 624 ndërmarrje të reja, prej të cilave 599 janë privatizuar përmes metodës së Spin Off-it të Rregullt, ndërsa 25 prej tyre janë privatizuar përmes metodës së Spin Off-it Special.

Nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore deri më tani janë grumbulluar 492 milionë euro, ndërkaq nga procesi i likuidimit me shitje të aseteve të ndërmarrjeve janë grumbulluar 30 milionë euro.
 
Deri më tani nga fondi i privatizimit, punëtorëve të Ndërmarrjeve Shoqërore iu janë shpërndarë rreth 30 Milionë euro.

Agjencia Kosovare e Privatizimit, është themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Agjencia ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e këtyre ndërmarrjeveose aseteve në investitorë privatë, ose likuidimin e tyre, gjithnjë përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.


Agjencia Kosovare e Privatizimit ushtron funksionet dhe përgjegjësitë që ka në mënyrë plotësisht të pavarur dhe është e shtrirë dhe vepron në të gjithë territorin e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)