18 Prill 2024

AKP mbledh në fondin e privatizimi edhe 6.3 milion euro

Prishtinë, 21 shtator - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve numër 9, përmes metodës së Likuidimit shpalli fituesit e përkohshëm për Asetet e Ndërmarrjeve Shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

Gjithsej janë pranuar 102 oferta, dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 6.352, 916 euro. 


Zyrtari i lartë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Arlind Limani, njoftoi se deri më tani janë shpallur 51 valë të privatizimit, janë privatizuar 302 Ndërmarrje Shoqërore dhe janë krijuar 676 Ndërmarrje të Reja.

Limani tha  se nga privatizimi i këtyre NSH-ve janë grumbulluar në Fondet e Mirëbesimit  537  milionë euro.

Ndërsa nga shitja e aseteve me metodën e likuidimit janë grumbulluar 43 milionë euro. Gjithsej në Fondet e Mirëbesimit janë mbledhur 580 milionë euro.

Limani gjithashtu theksoi se Agjencia ka kohë që ka filluar procesin e ndryshime pozitive në të gjitha aspektet e funksionimit të saj, duke filluar që nga ndryshimi i praktikave të punës, me ngritje maksimale të transparencës në raport me Kuvendin, investitorët, palët e interesit si dhe me publikun e gjerë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)