28 Mars 2024

AKP mbledh edhe 10 milion euro në fondin e mirëbesimit

Prishtinë, 28 shkurt - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të Valës së 48 të Privatizimit, shpalli fituesit e përkohshëm për Ndërmarrjet e reja, të tenderuara përmes metodës së Spin Off-it të Rregullt.

Gjithsej nga 10 Ndërmarrje të Reja ishin në dispozicion për shitje, janë pranuar 37 oferta, dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 10.484,624 euro.

Drejtori menaxhues i AKP-së, Shkelzen Lluka, njoftoi se deri më tani janë privatizuar 630 ndërmarrje të reja, me të hyra totale prej 512 milionë €uro. Ndërsa nga shitja e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore përmes metodës së likuidimit janë grumbulluar rreth 33 milionë euro.

Lluka tha gjithashtu se Agjencia deri më tani ka shpërndarë mbi 34 milionë euro tek punëtorët. Kjo shpërndarje e 20 % është arritur falë Strategjisë për shpërndarje të pjesshme të 20 %, miratuar nga Bordi i Drejtorëve i AKP-së.

“Shpërndarja e shumës 20 për qind që u takon punëtorëve nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore është nje nder prioritetet më të larta të Agjencise. Ky është një proces i vazhdueshëm, i cili shkon paralelisht me shitjen e ndërmarrjeve përmes procesit të privatizimit dhe likuidimit”, shtoi ai.

“Agjencia Kosovare e Privatizimit tani është duke punuar që të përfundoj të gjitha shitjet, në pritje të vendimit të Bordit të Drejtorëve të AKP-së”.

“Bordi i Agjencisë, së bashku me menaxhmentin, janë duke punuar me përkushtim të plotë në përmbushjen e qëllimeve në të mirë të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës. Në dritë të kësaj, gjatë këtij viti do të tenderohen një numër ndërmarrjesh shumë atraktive për investime nga ana e sektorit privat, si atij vendor, ashtu edhe atij ndërkombëtar”, theksoi drejtori menaxhues i AKP-së, Shkelzen Lluka.

Sipas tij, më datën 9 mars, përmes shitjes së aseteve nr. 6 do të hapen ofertat për shitjen e 19 aseteve, ku në mesin e tyre gjendet edhe ndërmarrja Llamkos.

Lluka tha se ka mjaft kompani të interesuara për ndërmarrjen “Llamkos” dhe AKP shpreson se tenderi kësaj radhe do të ketë sukes. Z. Lluka tha se me riaktivizimin e ndërmarrjes “Llamkos” do të përfitojnë punëtorët, qyteti i Vushtrrisë dhe ekonomia e Kosovës në përgjithësi.

Në fund, drejtori menaxhues falënderoi investitorët që me injektimin e kapitalit privat, në mënyrë të vazhdueshme po japin kontribut konkret në zhvillim të vendit përmes privatizimit, si dhe forcimin e sektorit privat në Kosovë, që aktualisht është forca shtytëse e zhvillimit të ekonomisë kosovare.

Gjithashtu, Lluka falënderoi edhe mediat, që në mënyrë të palodhshme e përcjellni gjithë punën e Agjencisë së Privatizimit dhe po mundësojnë transmetimin e transparencës së plotë si dhe konkurueshmërisë tek opinioni.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)