25 Prill 2024

AKP hap zyre të veçantë për palë

Prishtinë, 28 mars - Me qëllim të rritjes së transparencës dhe besimit të qytetarëve, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur një zyrë pritëse për palë.

Kjo zyrë do të shërbejë si një urë e rëndësishme në marrjen e informacioneve në mes të palëve të interesuar dhe Agjencisë, në ofrimin e shërbimeve për palë të interesuara, si dhe në shkurtimin e kohës së pritjes për palët.

Zyra do të funksionoj në kuadër të Njësisë për Marrëdhënie me Publikun dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve çdo ditë pune që nga ora 08:00 deri në 16:00.

Agjencia Kosovare e Privatizimit, është themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si institucion i pavarur publik, duke pas parasysh se rindërtimi dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës dhe mirëqenia e qytetarëve të saj është më rëndësi jetike dhe kërkon administrimin dhe privatizimin ose likuidimin me kohë të ndërmarrjeve në pronësi shoqërore përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)