28 Mars 2024

AKB organizon “Ditët e biznesit kosovar në Mal të Zi”

Prishtinë, 25 qershor - Aleanca Kosovare e Biznesit organizon “Ditët e biznesit kosovar në Mal të Zi” prej 27 deri më 29 të këtij muaji.Ky aktivitet synon të promovojë prodhimet vendore në Mal të zi dhe mbështetet nga Agjencia për promovimin e investimeve dhe komuna e Ulqinit.

Rreth 20 kompani vendore do të prezantojnë prodhimet e tyre për tri ditë me radhë në komunën e Ulqinit. Përmes këtij aktiviteti promovues, AKB-ja synon të rrisë konsumimin e produkteve kosovare në atë shtet, duke shfrytëzuar edhe praninë e turistëve.

Kreu i AKB-së, Agim Shahini në një konferencë për media tha se synojnë të krijojnë edhe partneritet me afaristët e Malit të zi me qëllim të rritjes së eksporteve kosovare në atë vend:

“AKB-ja ka synim ta promovojë Kosovën si brendi më i ri në botë dhe potencialet e saj ekonomike për eksport por që janë të pashfrytëzuara. Kosova ka eksport rreth 3 milionë, dhe import rreth 13 milionë nga Mali i zi, dhe qëllimi i këtij projekti është të rriten shkëmbimet tregtare mes dy vendeve”, tha Shahini.

Kryeshefi i agjencisë për promovimin e investimeve, Mustafë Hasani, tha se MTI-ja është fokusuar veçanërisht në promovimin e investimeve dhe të eksporteve.

“Qëllimi i ditëve të biznesit kosovar në Mal të zi është për promovimin e produkteve vendore, për mundësinë e rritjes së partneriteteve të reja, hulumtimin e tregut dhe gjetja e mundësive që bizneset tona të plasojnë produktet e tyre në këtë shtet”, tha Hasani.

Zyrtarët e AKB-së theksuan se tashmë janë eliminuar të gjitha barrierat jotarifore që kanë ekzistuar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Njëkohësisht prodhuesit vendorë shpesh e përdorin atë si vend transit, për të eksportuar prodhimet e tyre në shtetet tjera, si një Bosnjë Hercegovinë, e cila vazhdon të bllokojë prodhimet nga Kosova. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)