25 Prill 2024

AKB: Konsumoni prodhimet vendore zhvilloni shtetin

Ferizaj, 29 shtator - Prodhuesit e Kosovës kanë ekspozuar prodhimet e tyre para qytetarëve të Ferizajt në kuadër të aktivitetit të konsumit të prodhimeve vendëse “Java e Biznesit Kosovar 2011”.

Bajrush Xhemajli, kryetar i Komunës së Ferizajt, kërkoi nga qytetarët që të konsumojnë prodhimet vendëse sepse këto janë më të mirat. Sipas tij AKB-ja, për nëntë vjet me radhë së bashku me Qeverinë e Kosovës dhe ato lokale po mban javët e biznesit vendës.

“Këto aktivitet po sensibilizojnë opinionin për konsumin e prodhimeve vendore, për shkak se duke konsumuar këto prodhime, ndihmojmë bizneset të fuqizohen dhe të prodhojnë më shumë”, tha Bajrush Xhemajli. 

Sipas tij rëndësia e masave të reciprocitetit të vëna nga qeveria ishin pozitive dhe ato të vihen sa herë që kërkon nevoja.

“Të mësohemi njëherë e përgjithmonë se pa respektuar vetën nuk mund të ecim para”, tha kryetari i Ferizajt. Sipas tij masat ndaj Serbisë ndikuan fuqishëm në rritjen e prodhimit dhe konsumit vendës.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se janë prodhimet nga e gjithë Kosova për ti ofruar edhe një mundësi e re, që shkruhet, mendohet dhe flitet shqip dhe këto janë prodhime vendëse. 

Sipas tij AKB-ja organizon këtë projekt tash nëntë vjet, përpjekje këto për prodhuesit vendës rruga tashmë tradicionale vazhdon dhe nuk do të ndalet.

“Ne po kërkojmë me të madhe tash nëntë vjet që konsumatorët të konsumojnë prodhimet vendëse, kjo po shkon rrugës së mbarë të mbështetura nga institucionet”, tha Agim Shahini.

Kreu i AKB-së tha se prodhuesit e Kosovës po ofrojnë më shumë prodhime dhe atë më cilësore dhe të cilat duhet ti konsumojnë qytetarët tanë. Konsumoni samë shumë prodhimet vendëse, sepse do të ketë edhe mirëqenie, edhe prodhime dhe zhvillim më të madh ekonomik.

Nga ana tjetër Fidan Haxhijaha, nga Veraria Bodrumi i vjetër Haxhijaha në Rahovec, tha se janë shumë të kënaqur me karnavalin e prodhimeve vendore, kua ata po epkspozojnë disa lloje të verërave dhe rakisë. Kjo verari mbulon tërë tregun e vendit me prodhime dhe eksporton edhe në disa shtete.  

Blerta Hajdari nga fabrika për prodhimin e llokumave, keksëve e bombonave Liri në Prizren, po ashtu tha se janë shumë të kënaqur me javën e prodhimeve vendore ku po ekspozojnë  mbi tetëdhjetë lloje të prodhimeve të ndryshme. Kjo  industri mbulon tregun e vendit me prodhime dhe eksporton edhe jashtë saj.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)