28 Tetor 2021

AKB-ja nis Javët e Biznesit Kosovar 2020

Prishtinë, 19 nëntor - Aleanca Kosovare e Bizneseve ka nisur "Javët e Biznesit Kosovar 2020" me moto: Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju?,  e cila në këtë vit organizohet konform manualit COVID 19 e cila do të ndryshojë strukturën e saj dhe do të jetë më inovative me influenc pozitive për prodhuesit dhe eksportuesit kosovar.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha se  po vazhdojnë me projektin tradicional tash e 18 duke kërkuar  konsumimin e prodhimeve vendore.

Javët e bizneseve do të vazhdoj deri me 17 shkurt.

Sipas tij prezenca e zëvendës kryeministrit tregon për mbështetjen e qeverisë. "Bizneset nuk kanë mjete rezervë dhe duhet qeveria ti ofron mbështetje e pa kushte", tha Agim Shahini.

Kryetari i AKB-së tha se duke konsumuar prodhime vendore zhvillojmë shtetin. Gjatë javëve të biznesit do të promovohen mbo dhjetë mijë prodhine vendore.

Ai tha se kjo javë nuk është vetëm mision i AKB-së, por edhe i prodhuesve dhe institucioneve që qëllim ka mbështetjen e ekonomisë duke promovuar prodhimet vendëse.

Madje ai ka thënë se të gjitha partitë politikë që nuk e përkrahin Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike nuk di ta kenë votën e bizneseve.

Kjo javë nuk është misioni i AKB, por edhe i prodhuesve dhe i shtetit, për të mbështetur ekonominë duke promovuar prodhime vendore.

Qeveria duhet t’i ndihmojnë bizneset dhe Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike po zvarritet she është hera e parë që ne i adresojmë kritikat nga Kuvendi dhe jo Qeveria, dhe shpresoj dhe apelojë të partitë politike që ta shohin partner biznesin kosovar dhe ta dinë se pagat rrjedhin nga taksat.

“Edhe ne do të ngurojmë që ta qesim voton për ata që po ngurojnë ta votojnë në Kuvend. Shumë biznese do të mbyllen dhe shumë janë në krizë. Javët e biznesit do të vazhdojnë deri me 17 shkurt, dhe nga nesër ne do të jemi anembanë Kosovës. Ne i kërkojmë Qeverisë tonë që të bënë ato çka i kërkon zëri i biznesit dhe ajo është mbështetja", tha Shahini.

Sipas tij deri  në përfundim të fushatës do të promovohen më shumë se 10 mijë produkte ne vend.

Zëvendës kryemimistri Besnik Tahiri, përgëzoi AKB-në që edhe në këto kushte të vështira po mbajnë gjallë shpirtine biznesit.

Ai porositi bizneset që të vazhdojnë punën duke u premtuar lehtësira për prodhuesit vendës.

 Zv kryeminstri tregoi se tani janë të bllokuar sepse Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike e i cili po tentohet të miratohet javën e ardhshme.

Ky projekt po ashtu bëhet në kuadër edhe të përkrahjes  së luftës çlirimtare  me moton Liria ka emër.

Lumnije Ajdini, menaxhere e AKB-së prezantoi aktivitete  aktivitet të cilat pritet të realizohen ne kuadrr te projektit tradicinal   18 vjecR të Javëve të Biznesit Kosovar, ku do marrin pjesë mbi 100 kompani vendëse me mbi 10 mijë prodhime. Të gjitha këto aktiveitetet do te realizohen duke respektuar rekomandimet  dhe masat anti Covid.

Ajo tregoi se promovimi i prodhimeve vendore dhe sovjet do te realizohet ne Kosovë, Ballkan e BE.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Tetor 2021

- Fillon administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal. (Salla 1 Tetori nga ora 08:00 deri në ora 19:00)

- Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media, në lidhje me operacionalizimin e masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive - dhe masës 2.4 - Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. (Ndërtesa e Qeverisë (Salla P38), ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava do ta pres një delegacioni të lartë nga Mbretëria e Arabisë Saudite, i kryesuar nga Shkëlqesia e Tij, Dr. Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Shejkh, Ministër i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. (Ndërtesa e KQZ-së, Kati 4, ora 10:00)

- Kolegji AAB organizon mbledhjen Komemorative me rastin e kalimit në amshim të Burbuqe Berisha. (Teatri AAB “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, ora 10:00)

- Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguro Qendren e re e të Moshuarve në lagjen Ulpianë. (Rr. Imzot Nikë Prelaj, E30, Ulpianë mbrapa pompës Exfis, ora 11:00)

- Punëtorët e Ferronikelit protestojnë para Qeverisë së Kosovës. (Objekti i Qeverisë, ora 11:30)

- Mbahen homazhet për të ndjerën Burbuqe Berisha. (Përpara Teatrit Kombëtar, ora 12:00)

- Kryeministri Kurti dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati vizitojnë Administratën Tatimore të Kosovës. (ATK, kati I, ora 13:30)

- Hapet edicioni i 12 i Festivalit të Filmit të Shkurtër "Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje!, prof. dr. Mytaher Haskuka, do të mbajë konferencë për media. (Zyret e Lëvizjes në Prizren, ora 16:00)