25 Prill 2024

AKB i josh investitorët Izraelit për tregun e Kosovës

Prishtinë 13 shtator - Me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit dhe të investimeve të përbashkëta në Kosovë, Aleanca Kosovare e Bizneseve, nënshkroi Memorandumin e  Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit  me Klubin e Biznesit Izraelito-Maqedonas. 

Agim Shahini., kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se po punojnë për zhvillimin ekonomik dhe duke i ofruar qytetarëve shërbime të reja, mundësi për bashkë investime dhe duke tentuar që në këtë fomë të kemi rritje të qëndrueshme ekonomike, që kjo rritje po mungon në Kosovë tash disa vie.

Në kuadër të misionit të AKB-së, është nënshkruar një marrvëeshje bashkëpunimi me Klubin e Biznesit Maqedonaso-Izraelit, i cili klub rreth vetës grumbullon një numër të madh të bizneseve nga Izraeli, Maqedonia  dhe besoj që edhe në Kosovë do të ketë një numër të konsiderueshëm të bizneseve për të  investuar dhe bashkë investuar bashkarisht me bizneset që janë të interesuara të inevstojnë në Kosovë dhe ato janë të shumta nga Izraeli, por edhe nga vendet tjera.

“Kjo marrveshje do të vënë në binarë bashkëpunimin e parë në mes Kosovës, Izraelit dhe vendeve të tjera. Kjo zyrtarizon marrëveshjen në mes tri shteteve Kosova, Izraeli dhe Maqedonia”, tha Agim Shahini.

Kreu i AKB-së shtoi se në të ardhmen do të konrektizohen edhe punët konkrete pas muajve nëntor. Kosova duhet që të ketë një rritje të qëndrueshme ekonomike, e cila po mungon tash e shumë vjet.

“Ne në aspektin ekonomik jemi të prirë që të promovojmë vlerat tona dhe këto vlera nuk kanë pengesa që të realizohen në vende të ndryshme të botës”, tha kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve.

Agim Shahini, shtoi se e dinë se në Kosovë mungojnë investitorët dhe ata duhet që të vijnë këtu, por vendi duhet të bëjë hapa konkret për thithejen e këtyre invetsimeve duke nisur nga infrastruktura ligjore, ajo fizike dhe duke bërë Kosovën vend joshës për invetsime.

Këto invetsime do të ndikojnë drejpërdrejtë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës dhe rritjen e invetsimeve të përgjithshme.

Nga ana tjetër Dejan Dejanov, kryetar i Klubit të Biznesit Maqdonaso-Izraelit mendon se është ky fillimi bashkëpunimit të gjatë ndërmjet AKB-së dhe KBIM. “Jemi të vëtëdijshëm për kapacitet e AKB-së dhe kjo marrëveshje nuk do të mbetet vetëm në mes Kosovës dhe Maqedonisë, por kontaktet do të shtohen edhe me Izraelin”, tha Dejanov.

Ai tha se beson se Kosova do të jetë prezente së bashku edhe në shtetetin e Izraelit. Kemi bashkëpunim edhe me Shqipërinë. Në jetën globale të biznesit nuk ka  kufij ndërmjet shteteve dhe këto nuk janë vetëm projekte teorike, por janë idet që ato të zbatohen edhe në praktik.

“Kemi planet që bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë rë rritet në fushën e energjisë, agrobiznesit, mjeksisë, farmacisë dhe turizmit. Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, kanë kapacitete të bukura të turizmit, por nuk i kanë zhfrytëzuar ende”, tha Dejan Dejanov.

Kryetari i Klubit të Biznesit Maqdonaso-Izraelit, shtoi se po ashtu në plan kanë edhe zhvillimin e teknologjisë informative dhe projektin amerikan Crimson Capital.

“Projektet tona do të kemi bashkëpunim ndërmjet bizneseve të Izraelit, Maqedonisë dhe Kosovës”, tha kryetari i Klubit të Biznesit Maqdonaso-Izraelit. Dejan Dejanov tha se në Maqedoni do të mbajnë një takim madhështor me bizneset e Kosovës, ku do të jenë pesë shtete të ndryshme të regjionit, Kosova, Izraeli, Maqedonia, Bosnja dhe Shqipëria    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)