19 Prill 2024

AKB dhe bizneset kërkojnë rikthimin e reciprocitetit

Merdarë, 22 gusht - Edhe pse kishin nënshkruar marrëveshjen  për qarkullimin e prodhimeve ndërmjet dy vendeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, marrëveshja nuk po respektohet nga Serbia e cila nuk po lejon  kalimin e prodhimeve nga Kosove për në Serbi, derisa nga ana tjetër në Kosovë kanë hyrë qindra apo mijëra maune nga Serbia.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së i shoqëruar edhe nga shumë prodhues llapjan në një konferencë të jashtëzakonshme argumentuan në pikë kalimi e Merdares bllokadat që po i bënë Serbia eksportuesve nga Kosova dhe e cila nuk po i prnaon dokumentat dhe vulat e Kosovës.

Kreu i AKB-së, tregoi se pas shumë ankesave nga prodhuesit se nuk kanë mundësi dhe qasje të eksportit për në Serbi dhe ne kemi ardhur këtu të vërtetojmë atë që e thonë prodhuesit. Problemi është se institucionet serbe nuk i pranojnë dokumentet e Kosovës edhe pse kanë nënshkruar marrvëeshjen për lejimin e qarkullimit të prodhimeve dnërmjet dy vendeve.

“Qeveria e Kosovës ka bërë një analizë profesionale dhe pati vendosur masat reciproke ndaj Serbisë ku kishte eksport enorm dhe të pabarabartë. AKB-ja dhe komuniteti i biznesit, ka bërë presion të vazhdueshëm se në trgeun e Kosovës ka pabarazi konkuruese. Kjo është forcë pabarazuese ndërmjet kosovarve dhe biznesve nga Serbia”, tha Agim Shahini.

Kreu i Aleancës së bizneseve i bëri thirrje nga pike kalimi në Medrare të gjitha institucioneve vendëse e ndërkombëtare që të ndërhyjnë urgjent në tejkalimin e këtij problemi që po e përcjell me humbje të mëdha ekonominë e Kosovës.

Sipas tij deri më sot nga heqja e masave të reciprociteti kanë hyrë vetëm këtu në pikën doganore të Medrares mbi 400 mauna me prodhime nga Serbia, ndërsa eksport  nuk ka pasur fare. Favori i Serbisë është 400 me 0 për vendin tonë.

“Institucionet e Kosovës duhet të ndërrojnë politikat në koordinim me faktorin ndërkombëtar dhe duhet të shkohet drejt reciprocitet”, tha kreu i AKB-së. Ai shtoi  . se reciprociteti i dyanshëm duhet të respektohet.

“Nëse nuk repskektohet AKB-ja dhe bizneset kërkojnë rikthimin e masave të reciprocitetit për shkak se ata nuk i respektojnë këto marrëveshje ku ishin edhe ndëkrombëtarët garantues. Nëse nuk ndodh atëherë prodhuesit do të mund të marrin hapa të tjerë më radi”, tha kretari Agim Shahini.

Ai shton se është e pakuptimt për faktorin ndëkrombëtar që nuk po bënë më shumë presion ndaj Serbisë që të respektjonë atë që e kanë nënshkruar  ku garantues janë BE-ja.    

Kreu i AKB-së lavdëroi institucionet vendore që janë treguar shumë të përgjegjshme dhe profesioanle duke respektuar marrëveshjen e nënshkruar. 

Ndërsa këkroi nga prodhuesit dhe bizneset që të mos ekrpsortojnë prodhime me dokumente të strukturave paralele, të lënë këtë fenomen negative, sepse dëmton imazhin e shtetit dhe i cili nuk duhet të dëmtohet për interesa personale e grupore me përfitime financiare.  

Nga ana tjetër aty ishte edhe një maune (shleper) me bersi të lule diellit nga Fabrika e Vajit Iner Kompany e cila kishte nisur për Serbi, por ajo u kthye mbrapsht, pasiqë siç tregoi ngasësi i saj Rrahim Deda, dogana serbe nuk I pranoi dokumentet e Kosovës dhe kërkonte ato serbe.

Po ashtu edhe Berat Mustafa, nga fabrika e pijeve joalkoolike Rc Cola & Fluidi, tregoi se kanë nisur kamionët me prodhime për në Serbi, ka kaluar doganën e Kosovës,  tek pik kalimi Dheu i Bardhë, Dogana e Serbisë nuk ka lejuar kalimin dhe kanë kthyer prapë në Kosovë.

“Nëse masat e reciprocitetit nuk do të respektohen edhe nga Serbia, atëherë Kosova duhet ti rikthej ato. Ne dëshirojmë që të rikthehen prapë masat e reciprocitetit”, tha Berat Mustafa nga fabrika e pijeve Rc Cola.

Ai tregoi se kjo fabrikë prodhon mbi 30 lloje te pijeve dhe eksportojnë në disa shtete të rajonit, Amerikë dhe Azi.

Sipas tij qëllimi kryesor është që ta luftojnë importin dhe të rrisim ne eksportin. 

Ai kërkon që të bëhet një luftë më e madhe me qeverinë për të mirën e prodhuesve. Kemi shumë konkurrencë të madhe nga importi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)