26 Prill 2024

Afaristë nga Turqa dhe Kosova, avansojnë bashkëpunimin

Prishtinë, 5 maj - Afaristët nga Turqia dhe Shoqata e Afaristëve të Kosovës SHAK KID filluan bisedimet për zhvillimin e bizneseve në Kosovë, zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës qe të stimulohet edhe me projekte apo ide vetenake.

Me darken e përbashkët të punës me delegacionin e afaristëve nga Turqia të cilët po zhvillojnë bizneset e tyre në Kosovë, i prirë nga Necip Dursun, Shoqata e Afaristëve të Kosovës SHAK KID që drejtohet nga Nuhi Mazrek, kryetar, filloi shënimin e njëvjetorit të themelimit të SHAK KID.
 
Duke iu drejtuar 50 afaristëve nga shumë komuna të Kosovës, afairsti I profileve të larta nga Turqia, Necip Dursun, pasi trajtoi problemet që aktualisht po e përcjellin bashkpunimin e bizneseve nga Turqia me ato të Kosovës,  “ zbuloi sekretin “ se afaristët nga Turqia kanë një dyzinë projektideshë për Kosovën.

Një nga to është krijimi i Fondacionit  për ta bashkuar fuqinë investuese të bizneseve në Kosovë, për t i bashkuar punën e mjetet, dhe së këndejmi afaristët shpresojnë të dëshmohen si forcë serioze për të përkrahur zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar dhe për të bashkpunuar edhe me projekte konkrete biznesore Dursun, premtoi se për to, më detajisht dhe më konkretisht do të flasë e do t i shpaloslë ato gjatë takimeve në vijim me afaristët e interesuar dhe të gatshëm për bashkpunim të Kosovës, duke vënë në spikamë edhe përkrahjen e nevojshme të bankave me kredi të volitshme.

Në përmbyllje Necip Dursun, falenderoi SHAK KID-in dhe prof..Dr. Ergyn  Zhablla për ndihmën profesionale e konsulente në themeëlimin e bizneseve të afaristëve nga Turqia dhe paralajmëroi se me po të njëjtin ekip do ta themelojnë edhe një biznes, por kësaj rradhe bëhet fjalë për një biznes të foirmatit Ballkanik.

Në këtë mënyrë Dursun u angazhua për themelimin e bizneseve nga jasht dhe zhvillimin e tyre në Kosovë në bashkpunim me SHAK KID ose me persona të atutorizuar për t iu shmangur dështimeve të mundshme.

Kryetari i SHAK KID Nuhi Mazrek dhe afaristët pjesëmarrës e mirepritën këtë takim me darkë pune dhe i falanderuan afaristët nga Turqia për gatishmërinë e tyre për të zhvilluar biznese në Kosovë.

Gjatë takimeve “ kokë më kokë “ disa nga afaristët e Kosovës moren nisjativa të bashkpunimit dypalëesh reciprok në fushëveprimtaritë e tyre biznesore me afaristët nga Turqia.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)