18 Qershor 2021

Sindikata kërkon nga Kuvendi që urgjentisht të shkarkojnë e Bordit të RTK-së

Prishtinë, 10 qershor - Sindikata e Pavarur e RTK-së (SPRTK), në përbërje të kryetarit Fadl B.Hoxha, nënkryetarës Albana Murseli si dhe anëtarëve të kryesisë, Milot Ibrani dhe Fiorda Domi, është takuar sot me u.d.  kryesuesen e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lilën si dhe kryetaren e Komisionit Parlamentar për Medie, Doarsa Kica Xhelilin.

Në kuadër të këtij takimi, përfaqësuesit sindikal i njoftuan znj. Lila dhe Kica me gjendjen e rëndë në Transmetuesin Publik si pasojë e paligjshmërive të shumta duke filluar nga përzgjedhja e drejtorit gjeneral, pengimi  i Auditorit kombëtar në auditimin e pasqyrave financiare të RTK-së, punësimet dhe avancimet pa kontrollë e pa kritere etj.

Sindikalistët i ofruan si dëshmi zonjës Lila dhe Kica një kopje të vendimit të Inspetkoratit të Punës në të cilën thuhet se Bordi i RTK-së dhe drejtori gjeneral i saj e kanë zgjedhur në mënyrë të paligjshme drejtorin e Shërbimeve të Përbashkëta në RTK.

Përfaqësuesit sindikal kërkuan nga deputetja Lila që urgjentisht t’i nisin procedurat për shkarkimin e Bordit të RTK-së i cili ka dështuar t’i kryej detyrat e punës konform ligjit dhe rregulloreve të RTK-së.

Në kuadër të këtij takimi nga sindikalistët u kërkua që të trajtohen me prioritet çështjet e pazgjidhura siç janë prona, objekti dhe ligji i ri për Transmetuesin Publik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Qershor 2021 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të vizitojnë banesat kolektive ku janë përfunduar punimet për renovimin e kulmeve, si dhe ku kanë filluar punimet për lyerjen e korridoreve. (Përballë Qendrës Sportive, ora 10:00)

- Anulohet -  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mban tryeza e radhës bashkëbisedim me Ministren e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli. (Zyrat e Odës Amerikane në Pejton, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, shefi i misionit të UNHCR, Erol Arduc, Drejtuesi i sektorit të bashkëpunimit nga Zyra e BE-së, Luigi Brusa, dhe Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, znj. Ulrika Richardsondo të zbulojn pllaken e përurimit të një pjese të sapo renovuar të Qendrës së Azilit, në Vranidoll të komunës së Prishtinës. (Qendra e Mbajtjes në Fshatin Vranidoll, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me nënkryetaren Memnuna Ajdini do të vizitojnë rajonin e Zhupës, ku do të shohin nga afër projektet e realizuara në këtë rajon. (Rajoni i Zhupës, ora 10:30)

- Kolegji Universum organizon një ligjeratë publike me Alain Le Roy - diplomat francez i cili ka qenë Zv. Sekretar i përgjithshëm i OKB-së, udhëheqës i gjitha operacioneve globale paqeruajtëse të OKB-së në botë, Ambasador i Francës dhe shumë poste tjera të rëndësishme. (Hapësirat e kolegjit Universum në kampusin e Lipjanit, ora 11:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton formimin e grupeve punuese për mbikëqyrjen e ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina mban në konferencë për shtyp rreth më të rejave të klubit. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 14:00)

- Prointegra organizon takim publik ''Kosova në lëvizje - Kontributi i diasporës''. (Online nëpërmjet ZOOM, ora 14:00)